in

Di Gjirokastritët:-” Pse mo, Nuk Dimë ne të Hamë Malën e Gjërit? -Nuk Duan Vetëm Mish e Lakruar po Duan dhe Kadaif…”

Te di gjirokastritet sot pasdite ishin hunde e buze.

– Bie ere kjo pune- e nisi fjalen i pari.- Ai lugati me duket se erdhi dhe ne Gjirokaster.

– E mo dhafe jane!

– Jo, jo, dhaf nga brenda. Erdhi njeri nga jashte…

– E mire, pime nga nje kafe se e kam golen baker?

-Tani kafe, ne kete ore? Mua m`u be siri filxhan per nje teke, bejme nje koshalle nga Shehu?

– Tek kush mo? Sa Shehu ka atje poshte?!

-Tek Berti mo, qe jemi porte me porte, ka dhe raki pa hilera. Eshte dhe xhumert, sa te shikon e te thote: Pije nje raki nga une!Na i ka bere borxh. Po kete radhe nuk do ta leme qe te futi doren ne xhep!

– Mire mo, blejme dhe nje cike sallam ?

-Jo jo, nje te thate , se  dalim nga catia!

Kur arriten tek Shehu kaluan si pula te lagura me koken poshte dhe zune vend ne nje nga tavolinat e fundit, goxha ne distance nga te tjerat, sipas rregullores te MSH.

I dyti teshtiti aq forte sa salla levizi nga vendi.

– Avash mo se na hoqe petkun e kokes dhe here tjeter vendos mengen e palltos ne gole se na hodhe ballgamet, apo s`vjen rrotull ai maluli…

– E ka me ne kete radhe. Si na thone mo, moshe e trete me dhembe te prishura?!

– Se s`te pieta.Sa ke me vete, se une sa per nje teke kam?
– Kacidhe kam, se sot nuk shikoj dhe mire nga site. Bleva dhe kete shishen e aklkolit per duart. E tha televizori. Te dizinfektohen kunder malulit…Po ç`e do i kane rritur cmimin. Si bejne keshtu mo, edhe kur bota ka nje hall, keta rritin cmimin, i zente koro…

– E avash jo me mallkime!

– Jane te babezitur. Nuk jane mesuar te hane mala mala. Pse mo, nuk duam ne te kallim, te hame malin e gjerit? Vetem ata dine…Nuk duan vetem mish e lakruar po duan dhe kadaif…

– Hapi gavot, se erdhi Berti, ngritu ne kembe!
– Po doren mo ?

– Jo , i vogli pret c`do beje i madhi..
– U kthye mo, nuk na pa.

– E mire , ngrihemi tani!

– Ngrihemi! Kamarier!

– Jane te paguara!- foli kamarieri nga banaku.

– Te thaçe mo?!..

– E degjove te Madhin, neser kafe turke ne germadhe, se s`kemi bithe te paguajme ndonje pllakoshe!

What do you think?

Written by Admini

Mehmet Bakalli: Ne Intesa Sanpaolo Bank Albania Punohet me Moton” Te Ndihmojme Njeri Tjetrin”

“Kyçet Kryeqyteti” – Pamje te Trishta nga Lokalet e Mbyllura te Tiranes! Policia me shume Postoblloqe!