in

“Darkat Shqiptare” në Quinc afër Bostonit me Gatime Tipike të Gjirokastrës dhe Libohovës nga Kuzhinieri i Famshëm Gjirokastrit Arben Berberi dhe Nëna e tij Liri Berberi Bylibashi

Quinci, qytet bashkengjtur me ate te Bostonit, ka nje popullsi prej 93,4 mije banore qe nuk e dallon dot se ku mbaron Bostoni e fillon Quincy.

Banoret jane krenare per qytetin e tyre, ata nuk deshirojne te bashkohen me Bostonin, por kane bashki me vete, se ketu gjerat behen me referendume.

Ne kete qytet, mbi 10 vjet,  ka restorantin e tij gjirokastriti Arben Berberi.


(Lokali fotografuar nga jashte)

Arbeni eshte nga te paret emigrante. Ne vitin 1991 me anije nga Durresi emigroi per ne Itali si shume te tjere. U sistemua ne veri te Italise Vareze, ku dhe kryejti  nje kurs per kuzhineer  dhe punoi ne disa restorante per 6-7 vjet.

Ne vitin 1998 me nje vize vjen tek motra ne Boston qe i kishte lindur djale. Ketu kishte dhe prinderit. E rregulloi qe te qendronte sepse i pelqeu per te bere nje biznes me restorante.


(Ne foto Beni, pronari i lokalit)

Ne vitin 2008 bleu kete restorant nga nje irlandez, me menu irlandeze po qe me pas e pasuroi edhe me gatime shqiptare e italiane. Restoranti merr emer te mire e dallohet. Flasin dhe gazetat lokale.


(Artikuj qe flasin per Lokalin e Benit ne Amerike)

Beni nisi te organizonte “darkat shqiptare” me ushqime kryesisht gatime nga Gjirokastra dhe Libohova te pergatitura se bashku me nenen e tij  Liri Berberi Bylibashi.


(Ne foto Nëna e Benit, Liria.)

Ne konkurset ose testimet lokale, ndermjet restoranteve te tjere, qe behen ketu, Arbeni konkuron kryeshit me  gatime shqiptare deri dhe qifqite gjirokastrite qe pelqehen shume.

(Foto Beni me dy kliente dhe beni me kocon autorin e shkrimit)

Restoranti eshte familjar dhe per mbarevajtjen e tij kujdesen te gjithe, edhe Elmazi, babai i Arbenit qe njihej e vleresohej edhe ne Gjirokaster si teknik avjoni. Ai vinte ne Gjirokaster kur sperkateshin bimet per luftimin  e semundjeve dhe demtuesve.Edhe pse ne moshe te madhe, 81 vjecare, Ai kujdeset qe cdo gje te shkoje mire ne restorantin e te birit.

Nena Liria nga Bilimbashet e Libohoves ka punuar mesuese dhe tani ndihmon Arbenin ne guzhine edhe me gatime qe sjellin arome gjirokastrite e libohovite. Ajo kujdeset edhe per lulet. Ka sjelle dhe barbarozin nga Shqiperia te cilin e ka vendosur ne hyrje te restorantit.


(Barbarozë në obor, prurë që nga Gjirokastra.)

Arbeni se bashku me shoqen e jetes se tij, Mirela ja dolen qe ta kene nje biznes te tille. Deshirojne ta zgjerojne me tej edhe me nje mengjezore te tipit fast food. Kane dy vajza te cilat ndjekin shkollen 9-vjecare.


(Beni dhe bashkëshortja Mirela)

E gjithe familja Berberi here pas here ben vizita ne Shqiperi. Mall e dashuri te vecante kane per Gjirokastren e Libohoven ku ende jane shtepite prinderore te cilat nuk i harrojne dhe çmallen me njerezit e tyre.

Se shpejti do t`ju prezantojme edhe gatime te kuzhinierit te famshem Arben Berberi ne restorantin e tij ne qytetin Quinci afer Bostonit.

Pergatiti për gjirokastraonline nga Bostoni Koço Mosko.

What do you think?

Written by Admini

Ju Mund të Bëheni Pjesë e Mbështetjes së Familjes Patriotike Topulli duke Kontribuar në Ringritjen e Shtëpisë Monument Kulture

I Sigurove Arrët e Vitit te Ri?! A bëhet sot kjo Pyetje?!…