Ne Fushen e Vjeter te qytetit tone, Gjirokastres, kishte disa grupe tifozesh qe benin tifo ne te dy tribunat.
Tifozet me te forte qendronin bashke e prane mesit te tribunes qendrore, afer udheheqjes,si grupi ne kete foto.
Ne kete grup benin pjese edhe specialist te futbollit dhe ish lojtare te Luftetarit qe, ne dy tre radhe te rezervuara bashkonin thirrjet e gezuara kur Luftetari fitonte ne fushen e vete.
Po e verteta eshte se ishin me te permbajtur nga tifozet e tjere qe kishin dhe nofken te “fortet e lagjes”apo te “fortet e qytetit”.
FJALE DHE NDJENJA TE MIRA DESHIROJME TE PERCJELLIM PER SECILIN NE FOTO SE JANE TE NJOHUR PER PROFESIONET DHE VEPRIMTARITE QE KANE KRYER NE SHERBIM TE QYTETIT E VECANERISHT PER ZHVILLIMIN E SPORTEVE, PER TA PARE MBI TE GJITHA SKUADREN E TYRE TE ZEMRES LUFTETARIN GJITHMONE NE KATEGORINE E PARE.