in

Çifti Bashkëshortor Shapllo nga Amerika që në vitin 1918 bëri Xhiron e Parë në Pazar – me Veshje “allafrënga”!

Ngjarje e largët në kohë që na vjen nga jeta e pazarit për gjirokastritin Kalo Shapllo që, së bashku me Zybon, bashkëshorten, në vitin 1918 bënë xhiron e parë në sheshin e Çerçizit me veshje “allafrënga”.

 

Kalo Shapllo lindi ne Gjirokaster. Në mërgim, pjese e shoqërisë Vatra të shqiptarëve të Amerikës, ishte nga anëtarët më aktiv.

 

 

Nga Amerika, në vitin 1918, në mbështetje të programit të saj, së bashku me të shoqen erdhi me një mision në Gjirokastër, mision që nuk kaloi pa vështirësi, se në atë periudhë qyteti ishte i renduar si nga ana ekonomike dhe prapambetja shoqërore, ende me tradita orientale teper dominuese.

 

Te veshur ndryshe, allafranga, ai me frak e borselinë, e shoqja me kostum francez dhe kapele me pendë, kaluan rrugen e nenkalasë, Qafën e Pazarit e deri tek Sheshi i Policise.

 

Kalimtarët i shikonin me çudi e disa, elementë konservatorë, me përbuzje e thashetheme që qarkulluan shpejt:

“Uaaaa, erdhen këta të na prishin qytetin!”, “Shiko si duken, si karnavale”, “Ç’bëjnë kështu, na turpëruan Gjirokastrën”, “Ku jemi këtu ne Amerike?!”, ishin fjalët e tyre.

 

 

Kjo xhiro e pare “moderne” e çiftit Shapllo, u bë shembull për gratë me ferexhe te pa shfaqura deri atëherë në publik pa mbulesë apo të veshura në mënyrë perëndimore.

 

 

What do you think?

Written by admin

Dita e Verës në Gjirokastër përmes Fotove nga Aktivitetet e Organizuara nga Bashkia!

Sokrat Papadhopulli: “I shqetësuar për Ndryshimin e Vitit të Themelimit të Klubit Sportivë të Qytetit”!