Në « Bashte të Teqesë » në zonën e Pazarit Karakteristik të Gjirokastrës organizohet neser Panairi Rajonal i Punës.
Kjo veprimtari synon te vendosë marrëdhënie konkrete bashkepunimi dhe komunikimi midis ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, për të prezantuar mundësitë që ofron ky treg në Rajonin e Gjirokastrës dhe për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit te vendeve të lira të punës.
Ky panair nuk realizohet rastësisht ne Gjirokastër. Zyrën përkatëse këtu për punësimin e të papunëve e vleresoi sot edhe Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së shtypit në Gjirokastër.
« Vlerësimi që na bëri kryeministri Rama, shprehet drejtori i zyres Edi Pesha, na inkurajon dhe shton forcat për të punuar më mirë e më me përgjegjësi në zbatimin e objektivave tona me sipërmarrësit për integrimin e të papunëve në tregun e punës.
Ai bën thirrje që në panair të marrin pjesë punëkërkues, ata me ndihmë ekonomike, të rinj e të reja maturantë e studentë të njihen dhe të bëhen pjesë e zënies së vendeve të lira të punës sipas aftësive, shkollës dhe pergatitjes profesionale.