in

Çantat që Bësheshin Sebep për Zonjat të Etiketoheshin si Aristokrate!

Përpara `44 edhe ne Gjirokaster kishte zonja që mbanin çanta dore, dilnin ne xhiro apo i merrnin me vete ne ngjarje familjare.

Por pas 44` keto zonja, ‘rane nga fiku’ dhe u etiketuan “aristokrate dhe me cen ne biografi”, dhe deri diku i lanë në sepete, hoqën dore nga çantat e dores.

Modelet e çantave mbeten ne faqet e revistave te huaja të modës po jo të “shëtisnin”, të gëzonin qytetari.

Librarët, që të ishin në rregull me vijen dhe politiken e “pushtetit popullor” i mblodhen në një vend bashke me titujt e librave te ndaluar.
Mos përdorimi i tyre, ca kohe ishte mentalitet ne Gjirokaster.

Çantat e mira, komode, te bukura dhe te hijshme, të përdorshme ‘për një ditë të mirë’, ishin te ralla e mbetën në pak duar. Njera ankohet dhe sot.

“ Kisha nje çante të paparë që m`u prish ne ‘duart e botes’. Me të gratë e lagjes shkonin ne fejesa e dasma, edhe jashte Gjirokastrës!”.

Për shume vite, ne Gjirokaster nuk “kaloi” moda e çantave te shpines, nuk ishte ne traditë të hidheshin në krah, edhe pse lëkurë e me materiale të lëmuara e detaje të punuara, me ngjyra të forta, komode sidomos në stinën e pranverës. Nesë mbaje cantë të tillë edhe etiketoheshe:

”Shiko filanja, do te duket!”-thoshnin.

Për këto çanta, të shpinës, me “vilar” pati një adhurim të përgjithshëm pas vitit 1970.

Gjate e pas këtij viti hipi dhe moda e cantave, perdorimi i tyre. Mbanin gati te gjitha, sidomos elementi femer në fabrika e uzina.

Hyrën në modë “çantat me shumice”, të thjeshta, jo me lekure. Bashkë me ‘tualetet’ ne to mbahej ‘mëngjesi’ apo ‘dreka’ me vete.

Vajzat dhe gratë, kur futeshin dhe dilnin nga qendrat e punës, zbraznin cantat se mos brenda kishin ndonje material të “pasurisë së përbashkët.

Kur filloi prodhimi i çantave, edhe me porosi, u rrit dhe kerkesa per modele te bukura , te perdorshme sipas stineve. Binin në sy çantat e nuseve, te te gjitha ngjyrave.

Do thënë se nga viti në vit shumë gjëra ndryshuar, si veshja dhe mbajtja e çantave. Këto janë të modeleve dhe madhesive te ndryshme, te vogla e te medha, çanta klasike, në formë kove, të shpinës, kuleta etj. te kendshme e te lehta që nuk mungojne në koleksionin e revistave dhe në dyqane, në modë dhe për sezonin e tanishëm pranvere- verë 2018.

What do you think?

Written by admin

Intervista Ekskluzive/ Murat Keraj ndan me Fansat e Gjirokastra Online të Pathënat mbi Krijimtarinë e Tij!

Orenditë Shtëpiake Karakteristike që Sot nuk i Gjen as për Kujtim!