Per te gjithe shqiptaret Sanremo eshte ngjarje e madhe, e ndjekur nga viti ne vit, vazhdimisht, edhe kur shihej me viza dhe figura copa copa e me nje çike ze qe binin antenat e varura ne taraca, peme e ballkone.
Tani Sanremon e ke ne dhome, ne sy, me ngjyra e me zera .
Me kuriozitet edhe me te madh po ndiqet kete here qe ne skenen e madhe eshte ngjitur si prezantuese edhe shqiptarja e njohur ja Alketa Vejsiu, e pershendetur nga miljona shikues ne itali, Shqiperi e vende te tjera.
Nje postim ka hedhur ne fb edhe veterani i arsimit, historiani Stefan Miha qe festivalin dhe prezantimin e Alketes e ka ndjekur nga dhoma e shtepise se tij ne fshatin Labove e Kryqit e Gjirokastres.
Ky event i madh i kulturës gjithmone tregon shumë,por për ne shqiptarët këtë radhë na tregoi dy aspekte, shkruan Stefan Miha dhe vazhdon:Aspekti i parë ,më kryesori dhe i padiskutueshëmi është suksesi maksimal i artistes brilante shqiptare Alketa Vejsiu në prezantimin e Sanremos,një mision dhe institucion njëherazi dhe që e realizoi në shkallën maksimale.Kjo mrekulli e Alketës ngazëlloi çdo njeri ,që është sadopak njeri dhe shijon sadopak të bukurën,veçanërisht ne shqiptarët e vërtetë dhe të ndershëm…Te lumtë Alketa!
Ai thote gjithashtu se aspekti i dytë tregoi se zilia ,si shprehja më e keqe e urrejtjes dhe idiotësisë do kohë të shërohet tek ne duke argumentuar se ushqehet jo vetëm nga primitiviteti dhe mediokriteti,por, më keq akoma ,nxitet nga qarqet më të zeza të politikës paranojake dhe dritë- shkurtër…Arritja madhështore e Alketa Veisiut në Sanremo,në këtë hipodrom të kulturës botërore,është ,në radhë të parë,arritja jonë,
arritja e Shqiperise.
Cili do te ishte dhe mendimi tuaj?