in

Byreqet e Pazarit të Gjirokastrës, Bëhen Ato Sot, si Dikur, në Sasi dhe Shije?

Ne punishten e embelsirave ne Pazarin karakteristik te qytetit te Gjirokastres dikur beheshin edhe byreqe.

Ne kete sektor punonin edhe Goni Dhima,Vito Fidhi, Hava Mene dhe Lumturi Toro qe shikoni ne foto.

Sic na ka shkruar vajza e Hava Menes, Ana Gjoni Drakou,punishtja ka qenë në pazar në krahe me Bashtene e Teqese afer me xhamine.

Havaja ne kete punishte punoi per 37 vjet me radhe nga viti 1955. Ajo punonte me nje shoqe  gjithmonë natën, jo e njejta shoqe, si ju binte rradha.Byreqet nuk bëheshin në tepsi të medha dhe brenda me gjizë, djathe,gjalpe dhe veze.Pergatiteshin dhe lloje te tjera, po keto ishin ne menyne kryesore.

Petet shtroheshin me dore dhe te holla si pete bakllavaje, brenda me gjize apo me djathe qe te ngopin syrin dhe barkun.

Byreqet pergatiteshin gjate turnit te nates dhe shperndaheshin te ngrohta e te fresketa ne mengjes dhe jo te ndenjura, prandaj dhe punohej naten.

Sherbeheshin ne te gjitha pastiçerite e qytetit me perjashtim te Turizmit. Edhe aty pergatiteshin byreqe te tradites dhe ne forma e madhesi te ndryshme, po jo gjithmone , me raste, kur kerkoheshin nga delegacione te huaja apo nga te medhenje qe porositnin me pare me lakra te egra, qumeshtor, lakror etj.

Byreqet e Pazarit, keshtu quheshin,  pelqeheshin nga te gjithe, veçanerisht gjimnazistet vdisnin per to. Sa binte zilja e pushimit te gjate nxitonin ne pasticerine e mesit te pazarit qe nuk na kujtohet se kush punonte aty.

” Vemi dhe hame nje byrek nga te pazarit!” thoshin dhe moshe e vjeter.

Byreqe prodhohen edhe sot ne Pazar, te mira e te shijshme, po nuk mund te themi se jane me te mira nga ato te parat, si ne madhesi, ne sy e ne shije.

Ata qe kane shijuar byreqet e para viteve 90 dhe te sotmet le te na shkruajne, ndersa ndonje amvise nese e di si beheshin, le te mbushi tepsine e ten a dergoje nje foto me gramaturat dhe menyren e pergatitjes te byreqeve te pazarit, ta mesojne dhe amvisat e tjera.

What do you think?

Written by Admini

Ngjarje Shumë e Rendë në Elbasan. Ja Emrat e 5 te Plagosurve

Punët me Gdhendje në Dru të Anastas Petridhit në Pazarin e Gjirokastrës që Shëtitin Botën