Brumi per petet zihet me uje te vaket,kripe dhe pak vaj ulliri.
Hapen petet te holla.
Mbushja: kungulli i verdhe pastrohet nga lekura e farat dhe grihet ne rende ne pjesen me dhembezat e medha.
Kungullit te grire i hedhim kripe dhe e vendosim ne nje kullester duke e lene gjithe naten te kulloje per ti dale komplet uji.
Me pas kungullin e shtryllim fort dhe e vendosim ne nje tas ku shtojme 3 veze,1 gote qumesht, 1 kupe me djath te bardhe te grire, 1 filxhan caji me gjaipe dhe 1 filxhan kafeje me sheqer, e trazojme mire dhe mbushja eshte gati.
Me pas shtrojme petet duke i sperkatur me vaj ulliri hedhim gjysmen e mbushjes se pergatitur , vendosim dy pete te tjera dhe hedhim gjysmen tjeter te mbushjes e ne fund shtrojme edhe petet e tjera gjithmone duke i sperkatur me vaj ulliri.
Byreku piqet ne furre te parangrohur ne temperature 200 grade.