in

Burrat me mustaqe të Gjirokastrës dhe krahinave të saj(Shembuj dhe emra)

 

Ne qytetin e Gjirokastres dhe krahinat e saj , ishte tradicionale qe shume burra mbanin mustaqe e me pak mjeker.

Duket se nuk e benin per mode edhe pse bota tjeter, ajo perendimore, e kishte nje cilesim per ata burra me mjeker dhe mustaqe, per shkrimtare e shkencetare, i vleresonin si dhe sot smbol te mençurise.

Por dhe te paret tane, burra pazari, te Gjirokastres dhe krahinave, qe kane mbajtur mustaqe te tille jane vleresuar dhe cilesuar, sikunder i njohim dhe nga historia, nga aktiviteti i tyre patriotik e liridashes, burra trima, krenare dhe te ditur.

Ja vellezerit Bajo e Çerçiz Topulli, sa te hijshem , sa ju shkojne mustaqet, edhe te dredhura!

Ashtu si Bajua e Çerçizi mustaqe mbanin dhe burrat e tjere te pazarit te Gjirokastres si Idriz Guri, Hasan Xhiku, Dino Çiço (i vjetri) qe e shikoni ne foto e shume te tjere me profesione si mjeke, arsimtare etj.

Ne Gjirokaster, nje kategori burra me mustaqe ishin dhe ata qe merreshin me bujqesi apo zanate te ndryshme, te thjeshte ne ekonomi por krenare per jeten dhe vlerat qe perfaqesonin si kryepleq te lagjes apo dhe si kryefamiljare.

Kishin lezet ne Pazar e ne cdo aktivitet zyrtar apo familjar, ne dasma psh. viheshin ne krye, thirreshin ne kuvende per fjalen e tyre me peshe e qe zinte vend per halle e probleme te qytetit, nderoheshin e respektoheshin kur delnin ne Pazar, te vleresuar per diturine por dhe si “ burra me mustaqe”.

Krenare e hije rende vinin ne pazar edhe burrat me mustaqe te krahinave. Ja keta burra qe mesa dime jane nga Picari dhe fshatrat rrotull. Sa te hijshem ne kete fotografi!

Kete “titull” nuk e gezonin dhe as e mbanin dot te gjithe. Ndonje qe bente “prove” , vendoste te mbante mustaqe dilte shpejt nga radhet e burrave me mustaqe, jo se nuk i shkonin por s`bente dot hije si burrat e pazarit, burrat e vertete me mustaqe.

Ironia per ta shoqerohej dhe me shprehje te tilla si kjo: “ do dhe Muçua mustaqe”, kur per burrat me mustaqe thuhej” Te marrin gjak ne vetull”.

Tani te kthehemi ne vitet e pasclirimit te vendit. Burrat me mustaqe, ata qe i mbanin i mbajten e nuk i hoqen edhe pse paten presione. Me trimat e thoshnin shkoqur e prere mendimin: “Edhe plumbin te me vesh perpara, nuk i heq mustaqet!”.

Partizane dhe besnike te mustaqeve u treguan pleqte e lagjes Pllake, te Cfakes, Manalatit e Dunavatit.Keta tere jeten ishin marre me bujqesi dhe mbeten me pamjen e pare vazhduan te qetheshin tek berberet e tyre personale disa nga te cilet mbanin dhe mustaqe dhe visheshin bukur.

Burre me mustaqe, trim e me krenari te shfaqur ne djaleri dhe pleqeri , deri sa iku nga kjo jete, ishte dhe 101 vjecari Tomor Kotroçi qe mbante mustaqe te shkurtera.

Ai dhe burrat e tjere mbaheshin mire e paster, edhe ne veshje, edhe ne ecje. Kishin hije e respektoheshin e nderoheshin nga te gjithe kur delnin ne Pazar.

Burra me mustaqe ishin dhe disa nepunes shteti si te paharruarit Rustem Çelo dhe aktori i famshem Teli Stefani.

Ja dhe mjeshtri i cirkut Sotiraq Paskali!

Ka dhe shume te tjere, Thoma Beruka etj. qe ju kerkojme ndjese se nuk na kujtohen emrat dhe ju ftojme t`i permendni, edhe foto mund te dergoni, i percjellim me kenaqesi.

 

 

 

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ “ Një të diel kemi dhe prapë punë vullnetare”

Cilat gatime kanë bërë “firo” në menynë e familjeve gjirokastrite?