Nga Sheshi i Çerçizit, ne vitin l938 populli i qytetit përcolli për në banesën e fundit patriotin e intelektualin e dëgjuar Muhamet Xhiku. Ai e meritonte një nderim të tillë, kish dhënë prova për besnikëri, dashuri e patriotizëm ndaj vendit të tij.
Muhamet Xhiku në Gjirokastër kaloi vitet e fëminise dhe arsimimin e plotë e mori në Selanik ku studioi për kontabilitet financë. I vlerësuar në këtë fushë, për disa vjet punoi në kabinetin e Princ Vidit në një staf me njerëz të ditur e mbi të gjitha besnikë të qeverisë që ai përfaqësonte.
Keto vlera i tregoi sidomos pas revoltës te organizuar nga Esat Pashë Toptani kundër qeverisë së princit dhe, shpirterisht e fizikisht, u angazhua në mbrojtje të jetës së tij si bodigard i pare.
Me përfundimin e revoltës, Princ Vidi e vlerësoi me medaljen për shërbime të larta ndaj Qeverisë dhe ne prag te Luftes së Parë Botërore, kur ngjarjet morën një drejtim jo të mirë në Shqiperi e mbajti bodigard ne udhëtimet ne vende të ndryshme të Evropës. Pas një kohe, siç i ka shkruar vellait, Hasanit, malluar per njerez e qytet, se “ndjenja dhe dashuria për të dhe të afërmit e djeg si prush”, erdhi ne Gjirokaster ku dallohet për ndjenja të larta patrotike. Me vëllanë, Hasanin, dhe dhjetra vullnetare nga qyteti e fshatrat, u bashkua ne luften kryengritese te Vlores në mbrojtje të mos-copëtimit të vendit nga të huajt.
Veprimtarinë patriotike, ekonomike e shoqërore e vazhdoi në Gjirokaster ku kontribuoi per zhvillimin e qytetit deri në ndarjen nga jeta, viti l938.