in

“Bitcoin është një Mirazh” – Warren Buffett i 3-ti më i Pasuri në Amerikë bën Parashikimin!

CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett tha ditën e mërkurë se firma e tij nuk ka interes të futet në cirkun e Bitcoin.

 

“Ne asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e tij,” tha Buffett në një intervistë për CNBC.

 

Për të Bitcoin është një mirazh, një flluskë që së shpejti do të plasë. Por a do të ngrihet Buffett kundër Bitcoin?

 

 

Përgjigjja e tij është jo. “Unë kam mjaft probleme me gjërat që njoh, pse duhe të ngrihem kundër diçkaje që nuk ja kam idenë se çfarë është,” shpjegon ai.

 

“Ajo që po ndodh momentalisht me Bitcoin do të ketë një fund të keq”, tha ai. “Kur dhe si do të ndodh, këtë nuk e di.”

 

Buffett tha se Berkshire Hathaway është i fokusuar në identifikimin e bizneseve premtuese dhe investimin tek to.

 

Çmimi i bitcoin ra 3.69% në 13.907 $ të mërkurën, sipas të dhënave nga industria e internetit CoinDesk. Monedha dixhitale vlen më shumë se 1.500% gjatë 12 muajve të fundit. /Businessmag

 

What do you think?

Written by admin

Tek Zigai – Biblioteka e Parë në Pazarin e Gjirokastrës!

Biznesmeni Patriot Ndërton Monumentin Madhështor të Gjergj Kastriot Skënderbeut!