Akoma me dhemb shpirti qe u nisa per t`u bere piktor dhe me vone ndoqa rrugen e familjes ne profilin e rrobaqepsise.
Mesimet e para i mora nga i palodhuri mesuesi Vaso Lili ne rrethin e piktures ne pallatin e pionereve.
Ishim dy grupe , me te rriturit dhe me te vegjelit. Mesime merrnim dy here ne jave te shtune te diele me nga kater ore , Te gjithe kishin talent se nuk ishim vetem nga qyteti po vinin dhe shume nga Dropulli.
Nuk mund te them se isha me i miri kishte te tjere me artiste ku do veçoja : Jani Guxon , Llambi Çurrin , Besim Çaushin qe me veprat e tij ne shtetin helen do mbetet i pavdekshem , Fatmir Haxhiun , Arben Llacen , Foto Qiron , Andrea Pagoni , Lulieta Pani nje nga vajzat e pakta te kursit , Petro Xhimo , talenti Dashamir Çuberi dhe shume te tjere.
Do pregatiteshim te hapnim nje ekspozite ku do vinin nga seksioni i aresimit dhe ne do paraqiteshim me dy punime secili.Une u paraqita me nje kompozim me tame nga denimi i dy heroinave Bule Naipi dhe
Persefoni Kokedhima dhe me bllokun e lagjes time.
Kur filluam pune per kompozimin u detyrova ne piskun e vapes te veja te pikturoja bustin e Çerçizit kurse pjesen tjeter ne klase. Mesues Vasua kalonte ne cdo bange dhe na shikonte dhe korigjonte. Erdhi dhe tek une.
“ Degjo me tha :Deri tek heroinat nen rrap je ne rregull po keta gjermane me keto fytyra ç ‘ jane , ti i ke bere bandilla ,ma jep mua pinellon”.
Ma morri pinellon dhe fytyrave te gjermaneve ju dha nje egersi qe nuk e imagjinoni dot. “ Çeçon e ke mire tani vazhdo me poshte”me tha.
Ishte nje ekspozite qe do ta kishin zili dhe shume piktore.
Nuk me vjen keq per veten qe u dogja per nje pike ne mesataren e shkolles per te mos marre pjese ne konkurs por me vjen keq per nje djale nga Derviciani qe ishte mbi te gjithe ne per Llambi Çurrin ku pasi doli dhe me i miri ne Tirane ne vend te tij ne shkolle derguan A…
Po ku ta gjente Llambi te drejten?!
Per padrejtesine qe ju be Llambit profesor Vasua vajti deri ne komitetin e partise dhe morri kete pergjigje :
“Ç’ kerkon ti te besh gjithe Dervicianin piktore!”
Maskaralleku dhe injoranca e lane Llambin pa shkolle , TURP .
Ky ishte mesusesi yne Vaso Lili i cili me zell dhe durim na mesonte ,na fapte syte qe ne te ardhmen te beheshim diçka ne jete.
Ruaj respektin me te madh.