in

Ja si ” Virusit djallëzor”,”Lakrorit” COVIDjanë duke i dalë të gjithë petët!

Eksperti i njohur i Shëndetit Publik,Erion Dasho ne faqen e tij ne fb ka hedhur sot kete postim lidhur me Covid 19 ne vendin tone:

“Lakrorit” COVID janë duke i dalë të gjithë petët!

Sëmundja që futi në panik botën më në fund po shfaqet ashtu si pritej – një sëmundje si mijëra të tjera.

Sigurisht me pasojat e veta në shëndet, me grupet e riskuar, me komplikacionet dhe, fatkeqësisht, me viktimat e saj, por as më shumë dhe as më pak se një sëmundje të cilën e njohim më mirë çdo ditë që kalon.

Në fillim të epidemisë së COVID u raportua se personat asimptomatikë luanin rolin kryesor në transmetimin e virusit. Kjo në kundërshtim me atë që dihej rreth gripit dhe mjaft viruseve të tjerë respiratorë (përfshi SARS-CoV-1), ku asimptomatikët kanë pak ose aspak rol në transmetim.

Fakti që COVID besohej se transmetohej nga personat asimptomatikë bëri që SARS-CoV-2 të etiketohej edhe si “virus djallëzor”.

Dje Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi edhe një nga misteret e fundit lidhur me COVID. Studimet e fundit tregojnë se transmetimi i SARS-CoV-2 nga personat asimptomatikë (pa shenja) nuk luan rol domëthënës në transmetim.

PËR MENDIMIN TIM, KJO DO T’A THJESHTOJË DHE DO T’A BËJË SHUMË MË TË LEHTË KONTROLLIN E COVID! REALISHT NJË LAJM SHUMË I MIRE”

What do you think?

Written by Admini

“Ç’kërkon ti të bësh gjithë Dervicianin piktorë?!”-Apostol Buzi:Ja pse kam respekt të madh për Mësuesin Vaso Lili

“Në bisedë Xhevahiri më përmendi Jevtushenkon, poetin rus, të cilin trembeshe ta çoje në mend”-Impresione në ditët e pandemisë, nga Naxhi Kasoruho Mjeshtër i Madh