in

Aleksander Çipa per gjirokastraonline:Ne naten e Tretë te FFK shënuan kulmin artistik asambli i Dibres,trupa folklorike nga Kosova dhe qarkut te Tiranes

Nata e Tretë e FFK Gjirokastër 2023
Asambli i qarkut Dibër sjell përmes dritës së kostumeve të zgjedhura një moment të ri ndër netët e FFK të Gjirokastrës. Tupanat, fyejt, e 8nstrumentat e tjera krijojnë një atmosferë rrëmbyese. Ninulla, valle dasme, rite, këngë, balada dhe në tërësi i gjithë programi i kësaj trupe, spikat tipologjikisht dhe sjell diferencën e kësaj treve në raport me imazhet dhe mbresat e lëna në dy netët e mëparshme nga trupat e qarqeve të ndryshme.


E veçantë dhe me një elegancë imponuese erdhi trupa folklorike e Asamblit nga Kosova, ku valle dhe performime koreografike të vajzave dhe burrave krijuan emocion të veçantë. Këngët dhe vallet e sjella nga artistët tanë të Kosovës shënuan një kuotë të lartë estetike si interpretuese ashtu edhe në paraqitjen e kostumografisë.


Ndërsa trupa e tretë e kësaj nate, asambli i Qarkut të Tiranës, solli një program të kuruar me racionalitet të lartë artistik. Kujdesi për setin e kostumeve, estetika e shfaqjes së valltarëve në grupet vajza-djem si dhe të moshuar, interpretime të riteve, ninullës apo këngëve qytetare tiranase si dhe atmosfera muzikore e qëmtuar me aq kujdes nga drejtuesit artistikë, shënuan kulmin artistik të kësaj nate në skenën e Festivalit të Gjirokastrës i cili po përcillet nga mijëra qytetarë, turistë dhe ekspertë të ardhur nga skaje të ndryshme të vendit dhe botës.

What do you think?

Written by admin

Mufit Çeli / Sa nisi vallja e kënga Argjiro syri në lotë, të mungojnë penat e rënda këtë radhë nuk erdhën dot.

Për gjirokastraonline nga Aleksandër Çipa : FFK ne qytetin magjik te gurit dhe dritave aset unik kulturor i popullit tonë