in

Ne banesen Belaj në lagjen Partizani në qytetin e Gjirokastrës zbulohet nje peisazh nga Stambolli i viteve 1800 (foto)

Ministre e Kultures  Elva Margariti:

Banesa Belaj në lagjen Partizani në qytetin e Gjirokastrës është një tjetër Monument #Kulture i Kategorisë I, i cili ka përfituar nga nisma e Ministrisë së Kulturës: “Bonusi i Rijetëzimit”.

Përveç punës restauruese në arkitekturën e saj unike, ndërhyrje po kryhen edhe për vënien në dritë të pikturave murale në fasadë dhe në Odën e Mirë, ku piktura me vlera të veçanta kanë qenë të mbuluara për dekada me radhë nga lyerjet me gëlqere. Ato paraqesin ne pergjithesi kompozime me motive shpende dhe vazo me lule. Ndër to, pas pastrimit të gëlqeres, befasues ishte dhe zbulimi i nje peisazhi nga Stambolli i viteve 1800.


Po punohet, gjithashtu, për pastrimin dhe konsolidimin e tavanit dekorativ dhe frizave të dekoruar të musandrave.
Ecuria e punimeve restauruese është ndjekur nga afër prej specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Restaurimi në tërësi i “Banesës Belaj” dhe në veçanti i veprave të artit që ajo përmban, si pjesë integrale të saj, sjell një vlerë të shtuar jo vetëm për këtë banesë, por për të gjithë rijetëzimin dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës.

What do you think?

Written by admin

Lajm i hidhur nga Gjirokastra/ Ka nderruar jete ekonomisti i njohur Sokrat Karanxha

Pele, legjenda e Futbollit Boteror ndahet nga jeta ne moshen 82 vjeçare