in

Lajm i hidhur nga Gjirokastra/ Ka nderruar jete ekonomisti i njohur Sokrat Karanxha

Me hidherim te thelle ndajme lajmin nga Gjirokastra se ka nderruar jete Sokrat Karanxha, ekonomist i njohur.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqte e te afermit, per shoqerine e tij te gjere qe e donte dhe vleresonte per qytetarine dhe urtesine qe e karakterizonte ne pune e marredheniet shoqerore, mencurine dhe kontributin në fushën e ekonomisë.

Ai lindi në lagjen Pazar i Vjeter ne nje familje arsimdashese  qytetare , vazhdoi e perfundoi me rezultate te shkelqyera shkollen 7 vjecare, te mesme dhe fakultetin e ekonomise te universitetit te Tiranes.

Mbas diplomimit me rezultate te larta punoi si specialist ne disa ndermarrje te qytetit te Gjirokastres si ne fabriken e lekure kepuceve dhe per vite me radhe ne degen e tatim taksave.

Kati sic i flisnin shkurt , ka ndihmuar ne pergatitjen e ekonomisteve te rinj, ka kryer edhe studime per analiza ekonomiko financiare ,kontabilitetin etj per ndermarrje te vecanta dhe ne shkalle rrethi.

I paharruar Kati, u prehte ne paqe shpirti i tij i mire!

gjirokastraonline

What do you think?

Written by admin

Anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, profesore Marjana Semini

Ne banesen Belaj në lagjen Partizani në qytetin e Gjirokastrës zbulohet nje peisazh nga Stambolli i viteve 1800 (foto)