Ndahet nga jeta arkitekti dhe piktori i mirënjohur Maks Velo, reagon menjëherë kryeministri Rama: Çfarë trishtimi

Ndahet nga jeta arkitekti dhe piktori i mirënjohur Maks Velo, reagon menjëherë kryeministri Rama: Çfarë trishtimi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta në moshën 84-vjeçare të arkitekti dhe piktorit të njohur Maks Velo.

“Çfarë trishtimi?? LAMTUMIRË MAKS?”, shkruan Rama.

Mësohet se prej disa ditësh Velo ishte i shtruar në QSUT, pasi vuante nga anemia e theksuar. Ai ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë. Maks Velo lindi në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.