in

“3 Lëndë në 6 Orë = 2 Orë për 1 Lëndë” – Ndryshimet Drastike në Arsimin Parauniversitar!

Nga 1 Shkurti, të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme do të nisin të zbatojnë një kalendar të ri mësimor, pjesë e reformës në sistemin parauniversitar, e njohur si “3 lëndë në 6 orë”.

Brenda një dite mësimore do të zhvillohen vetëm 3 lëndë që do të zgjasin secila nga 90 minuta, nga 45 që ishin deri me tani.

Në këtë mënyrë mësuesit kanë më shumë kohë për të shpjeguar dhe pyetur, por dhe nxënësit mund t’i kryejnë detyrat në klasë.

Ky reformim bën të mundur të lehtësohet pesha e çantave të nxënëseve, një shqetësim ky për të gjithë prindërit.

Sipas Ramës, nisma e re do të zbatohet që prej datës 1 Shkurt.

“Kemi diskutuar me ministren disa herë lidhur me problemin e madh të ngarkesës mësimore, të ngarkesës fizike të çantave çdo mëngjes për fëmijët, për çka ishte menduar një qasje tjetër. Ndërkohë, falë kurajos për të besuar të zonjës që u bë shkaku që ju jeni bashkuar sëbashku dhe që ne të jemi këtu sëbashku, ne gjendemi me një zgjidhje shumë të thjeshtë dhe shumë të plotë përpara nesh në tavolinë”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, Rama bëri me dije se për Arsimin do të ketë një platformë specifike për të dhënë ide dhe mendime.

“Ankesat e njerëzve në Platformë adresohen sipas afateve që kemi premtuar dhe se çdo ankesë që vjen nga Platforma nuk kalon nëpër filtrat e burokracisë, që shpesh herë janë problemi ynë i përbashkët, por shkon drejt e te ministri apo ministrja”, shtoi kreu i Qeverisë.


What do you think?

Written by admin

Urimi Special për të Madhin Robert Ndrenika nga Florend Kalivopulli, President i Federatës Shqiptare të Boksit, nëpërmjet Gjirokastra Online!

Rrëshqitjet e Dherave – Rrezik edhe në Lagjen Cfakë! Zgjidhja është që Banorët të Lënë Shtëpitë!!