Një bllok banesash në lagjen Cfakë të qytetit Gjirokastrës rrezikohen si pasojë e dëmeve nga përmbytet e fundit.
Instituti i Gjeologjisë vlerësoi se dëmet me çarje të 5-6 shtëpive në këtë lagje dhe rreziku i rrëshqitjes së mëtejshme të masivit ku janë vendosur disa prej tyre, rrezikon në total 16 banesa në këtë lagje.
Gjeologët këshillojnë që lagjja të mbahet në mbikëqyrje dhe të eliminohen rrjedhjet sipërfaqësore të ujit në të.
Specialistët gjithashtu sugjeruan ndërhyrjen emergjente me pyllëzim të zonës dhe ngritjen e pritave.
Nëntë banesa në Gjirokastër rrezikojnë shembjen për shkak të zgjerimit të perimetrit të rrëshqitjes së dherave. Ditën e martë u urdhërua evakuimi i nëntë familjeve në lagjen “Cfakë”, ku ekspertiza për këtë zonë përcaktoi një risk të lartë për katër shtëpi dhe një risk më të ulët për pesë shtëpitë e tjera.
Shërbimi Gjeologjik sugjeron marrjen e masave imediate për stopimin e fenomenit duke rekomanduar evakuimin e banorëve.
Gjeologët kërkojnë që të përcaktohet thellësia e planit të rrëshqitjes për të vijuar me ndërtimin e mureve mbajtës me pilota.
Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen emergjente për rritjen e sigurisë dhe gjithashtu sugjerojnë shtimin e masës së gjelbër, si dhe sistemimin e shkarkimit të ujërave përmes pritave./shekulli