in

110 vjetori i Pavaresise ne vargjet e poetit Mufit Çeli

“SMAIL BEJ QEMALI YNË”
-Njëqind e dhjet vjet më parë
Në rrebeshe e furtunë
Tha: Plaku urtë mjekër bardhë
Do bëhet se s’është punë !
-More udhën në Nëntor
Bëre pazare me kokë
Gjallë a vdekur, shkoj në Vlorë
Qoftë me detë a qoftë me tokë.
-Kalove male e dete
Rrugë e gjatë plot stuhi
S’deshe pasuri për vete
Për Shqipërin pavarsi.!
-Plaku urtë ,diplomat
Mbaje flamurin në gji
Mendje e zemër ,sahat
Nga çdo anë kish tradhëti.
-Në 28 Nëntorë
Burrat e besës me vete
Dole në ballkon në Vlorë
Me flamur e vulë në xhepe.


– Ai ballkon mori nur
Smail bej Qemali ynë
Kur puthët atë flamur
Bashkë me Isa Boletin.
-Kuqoi, lartë në qiell
Nga ata burra në Vlorë
Për kombin ,dita me diell
Firmëtarët dorë më dorë.
-Firmëtarët nga çdo anë
Nga gjithë ,trojet shqipëtare
Për flamur besën e dhanë
Për një gjuhë, një Abetare.
-Atë ditë, priste atdheu
Ju vulosët mëvetsin
Lëvizi vetë, Skënderbeu
Me shpatën që vetëtin.
-Ky flamur u ruajt fortë
Jo Nëna se kishte humbur
Ulur, nga e larta portë
Po djepi ,prap djal kish tundur.
-Smail Bej i merakosur
Për kombin qëndron dhe sot
Pse hallet nuk kanë të sosur?
Mbi një shekull s’u bëmë dot.
-Shtrirë dorën, mbi detë me valë
Me merak për Shqipërin
Mos më mbetet binadalë
S’më tretë dheu ku dergjë synë….
LAVDI BURRAVE TË MËDHENJ TË KOMBIT !!!
GËZUAR 28 NËNTORIN !!!
MUFIT ÇELI

What do you think?

Written by admin

Shkrimtari i shquar Koço Kosta fitues i mirënjohjes “Nderi i Akademisë”

Kotohoxhasit e Gjirokastres shpalosen sot plot bukuri e mencuri dashurine e tyre per lirine dhe Atdheun e dashur!