in

Siç ka Treguar Mësuesja Veterane Seno Zhorda: Drekë, Valle dhe Këngë për Marshallin Malinovski nga Grupi i Valleve të Shtëpisë së Kulturës në Kalanë e Gjirokastrës.

 

Per kujtese: Ne maj-qershor te vitit 1959 ne Shqiperi erdhi nje delegacion sovjetik me ne krye Nikita Hrushovin.

Qyteti i Gjirokastres po pergatitej qe ta priste dhe kudo u bene zbukurime, ne sheshin e Çerçizit me parrulla e banderola pershendetese, etj.

Masa te forta u moren edhe ne keshtjellen e qytetit ku pas vizites ketu Hrushovi do te hante dhe dreke.

Ne ate periudhe ne qytet ishte ngritur grupi i valleve me pjesemarrje mesueset e qytetit.

Sipas programit ne kala do te shkonte dhe grupi i valltareve te shtepise se kultures dhe ashtu u veprua. Ato shkuan me perpara dhe bene aty edhe prova.

Sic dihet ne Gjirokaster nuk erdhi Hrushovi por Malinovski, Minister i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik pas  shkarkimit spektakolar të Zhukovit nga ky post.

Pas mitingut marshalli Malinovski qe ne kete vizite ne Gjirokastër kish ne krah Ministrin e Mbrojtjes te Shqiperise, ne ate kohe Beqir Balluku, bashke me  personalitete qe e shoqeronin, u ngjiten me makina ne kala dhe pas vizites u shtruan per dreke.

Grupi i valleve qe shikoni ne foto, sipas te ndjeres Seno Zhorda, mesuese veterane e arsimit gjirokastrit, ne nje bisede me te shume vite perpara, ka thene se grupi i valles veshur me kostum popullor hoqi nje valle grarishte dhe kendoi nje kenge pershendetese per nder te Malinovskit dhe antareve te tjere te delegacionit sovjetik.

Nga ajo dite u vendos qe vendi ku u organizua dreka te behej Bar-lulishte dhe ashtu u veprua, po per kete do shkruajme nje here tjeter me gjeresisht.

What do you think?

Written by Admini

Këto Këshilla Si të Mbrohemi nga Gripi duhet t`i Lexojnë dhe Zbatojnë të Gjithë!

Ja Cfarë Duhet të Dini Kur Niseni Për në Pikën Kufitare të Kakavijës!