Kaperi eshte nje nga asortimentet me te rrendesishme te gatimeve mesdhetare. Ajo eshte gonxhe e nje shkurreje te eger qe rritet vete ne natyre. Kur eshte e fresket, kjo gonxhe eshte e pangrenshme sepse eshte shume e hidhur, ndaj njerezimi e ka gjetur zgjidhjen duke e bere turshi, dhe duke e shtuar ne shume gatime me baze mishi, sallata, makarona dhe ushqime te tjera sipas deshires.
Bima e Kaperit ka vendlindjen ne vendet e mesdheut si Qipro, Itali, Greqi, por ne Shqiperi ka hyre pas vitete ’90. Keto kokrra te vogla te kesaj bime njihen per shijen e tyre karakteristike, por edhe per faktin se ofrojne shume vlera ushqyese.
Kaperin mund ta gjeni neper raftet e mjaft pikave te shitjes dhe supermarketeve ne Shqiperi. Ato zakonisht shiten te paketuara ne kavanoz te vegjel, te mbushur me leng te kriposur ose ne uthull.