in

Kur Mësuesi i Enverit kundërshtoi edhe vetë Enver Hoxhën!

Në festimet e 40 vjetorit të krijimit të Gjimnazit të Gjirokastrës, ishin marrë masa të jashtëzakonshme, përgatitje që kishin filluar me kohë, mbasi pritej edhe Enver Hoxha.

Basho Thomai si “mësuesi i shokut Enver” siç i flisnin në atë kohë, ishte përgatitur ta priste në klasën muze, ku i kishte dhënë mësim. Aty zhvilloi edhe orën e mësimit, tregoi dhe disa fletore të hartimeve, njera e Enverit nxënës.

Enver Hoxha, nga kjo e papritur, e përqafoi dhe i tha: “Zoti mësues kjo fletore hartimi është një dhuratë e çmuar që më bëni. Shumë faleminderit! Është kujtim i veçantë!”. Për çudinë e të gjithëve dhe të vetë Enverit, Mësues Papapanua i tha: “Jo, shoku Enver, nuk jua dhashë dhuratë, nuk mundem, se më prishet koleksioni!”.

Të gjithë mbetën të befasuar nga fjalët e Basho Thomait. Kishte guxuar t’i kthente fjalën, dhe kujt, Enver Hoxhës!

Thoma Papapano, mësuesi i brezit më të fundit të rilindësve shqiptarë, u ka dhene mësim edhe dy korifenjve të letërsisë shqiptare, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë. Ai ishte një nga nismëtarët e hapjes së shkollës së parë shqipe “Liria” 1908 , fillimisht në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në Labovën e Zhapës etj.Eshte nderuar me titullin e larte “Mësues i Popullit” si dhe një shkollë e Gjrokastrës mban emrin e tij.

What do you think?

Written by admin

Çfarë kërkoi Ali Pashai për të Ngrënë kur po Rimëkëmbte Kalanë e Gjirokastrës

Gjirokastra, for visitors all over the world…