in

Pas Një Sëmundjeje të Rëndë, Eshtë Ndarë nga Jeta Aktori dhe Regjizori Xhevdet Ferri

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë. Ndahet nga jeta në moshën 60 vjeç Aktori Xhevdet Ferri.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”,. Filmi i tij i parë ka qene kur ai ishte akoma një student.

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive.

Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006. Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin Popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.

What do you think?

Written by Admini

Kjo Ngjarje e Rëndë ka Ndodhur në Rumani/ Prindërit Harrojnë Femijët në Banesë dhe Ndodh Tragjedia

Nga historiku i Krijimit te ” Shoqates Lunxhëria”!