in

Kjo Ngjarje e Rëndë ka Ndodhur në Rumani/ Prindërit Harrojnë Femijët në Banesë dhe Ndodh Tragjedia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Rumani, pasi një zjarr përfshiu një banesë. Ajo që ka ndodhur bëhet akoma më e frikshme, për shkak se prindërit kishin harruar në banesë fëmijët e vegjël.

Viktimat ishin të moshave gjashtë muajshe deri në gjashtë vjeç, ndërsa vëllai më i madh i tyre 14 vjeç arriti të shpëtojë me plagë të lehta. Autoritetet thanë se shkak është bërë soba me dru, me të cilën familja ngrohej, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka arrestuar prindërit, për neglizhencë ndaj fëmijëve të vegjël. Prindërit kanë pranuar se shpesh herë, kur dilnin nga banesa, linin fëmijët vetëm.

What do you think?

Written by Admini

Ja si Punon Familja Kosovare Hoti në Komunën e Rahovecit  për Mbarështimin e Lopëve

Pas Një Sëmundjeje të Rëndë, Eshtë Ndarë nga Jeta Aktori dhe Regjizori Xhevdet Ferri