Qirjako Stefani, babai aktorit të mirënjohur gjirokastrit Teli Stefani, në Athinë punoi në fabrikën e prodhimit të çokollatave “Pavlidhis” dhe më vonë ndihmës e kuzhinier në restorante ku shërbehej për vipa.
10 vjet në mërgim, deri në `38, ca kohë në Zagorie, më vonë në një restorant të dëgjuar në Berat dhe pas 44-ës kuzhinier në Pallatin e Madh të Brigadave.
“Kur erdhi Hrushovi, në vitin 1959 Qirjakua mori porosi të piqte një derrkuc të cilin e prezantoi vetë. Derrkuci dukej i gjallë e sikur buzëqeshte.
Nga befasia, Hrushovi u ngrit në këmbë dhe ,në shenjë vlerësimi, nxori nga xhepi një monedhë floriri dhe e hodhi në pjatancën e argjendë duke përsëritur dy tri herë “Horosho, ochen Horosho “.