Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme te kinemaja e re e qytetit në Gjirokastër.
Sipas gazetares Brikena Metaj për “BalkanWeb” zjarri ka rënë në pjesën e pasme të ndërtesës, në një dhomë të vjetër që përdorej si tip magazine.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve evitoi përhapjen e flakëve brenda kinemasë dhe shkatërrimin e saj.
Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Zjarri ka nisur nga pjesa e jashtme e portës dhe më pas ka vijuar në brendësi.
/Balkanweb