“Shpella e Zekateve” është dhe sot, po e fjetur. Askush nuk kujtohet t`i beje dhe nje vizitë, as djemë e Palortosë që e kanë afër, sic benin e luanin dikur prinderit e tyre me plot kujtime nga fëmijëria e largët.
Ka ndodhur kjo se nuk është si më parë, vend i argëtimit dhe i skive.
Nga viti `80 po ndoshta dhe me pare “Shpella e Zekateve” lëvizi nga vëndi, shkau. Ndodhi ne ditë dimri, me borë të ngarkuar apo me tundje tërmeti nuk jemi të sigurtë.
Shkarja e saj nga vendi ngjalli interes e frikë bashke. Mund te rrokullisej dhe vinte shtepi perpara, po për fat të mirë kjo nuk ndodhi. Me pas për ta mbajtur, i vunë dajane, murre me beton.
Te gjithe ne Gjirokastër folën për “Shpellën e Zekateve”, po më shumë u mërzitën Djemtë e Palortosë, ata që aty luanin gjirokastritçe;me një gur të lëmuar nënvete, Djemtë e Palortosë, rreshqisnin, benin ski, poshte e larte,në pranverë e në verë me argetime, mbushur me zera dhe thirrje te gëzuara.
Ne dimër ishte dhe më qejf, argëtoheshin dhe më shumë, ne borë e ca me mire ne tapetin e shtruar me akull.
Kështu behej ski ne “Shpellën e Zekateve” që tani nuk është më pllakë e sheshtë ku rreshqitej, e pambuluar nga argetimet dhe zerat. S`ka gjë të përbashkët me ç`ka qënë, kur lëvizi nga vendi,si ishte, pllakë e madhe dhe e sheshtë, e lëmuar si faqet e një” brisku” dhe shërbente për skitë me “bithë” ku shumica bënin “brekët” copa –copa.
Ajo kohë ishte dhe ato argëtime kishte, apo nuk ju kujtohen?!