Në lagjen Pllakë të Gjirokastrës është një shtëpi e madhe ku ka jetuar xha Nazmiu, babai i Tore Vehbiut, pedagog ne gjimnazin e qytetit e me pas ne Universitetin e Tiranes.
Shtepinë e kishte afër dyqaneve te bukës e të ushqimeve ku zihej radha per qumësht, djathë e gjalpë. Me shtepi ngjitur me dyqanin, guri apo trasta e xha Nazmit ishin gjithmonë në krye të radhës dhe s`thoshte njeri po ti i pari gjithmone, ishin mesuar me lojen apo te verteten ende dhe sot e pa zbuluar.
Kjo puna e radhes dihej nga te gjithe, po nje gje tjeter nuk dihej apo nuk ishte vene re per xha Nazmiun.
Pazarin si te gjithe edhe ai e pelqente se aty takonte nje shok, pinte dhe nje kafe, bente muhabete sporti ne radhet e peshkut e mishit, ndersa ne nje vend tjeter, tek dera e librarise së Alizot Emirit rrinte dhe me gjate.
Kur e pyesnin thoshte se bente sehir po të vertetën ia dinte vetem Zotia, librari. Ai nuk i thoshte gje, as e ngacmonte, vleresonte pasionin dhe cenin e tij për gazetat e cdo lloji. Blente deri dy gazeta, nje politike dhe nje letrare, se nuk i dilte llogaria.
Kur makina e gazetës vinte me vonesë Zotia i thoshte: “Mblidhu në shtëpi, se ta ruaj une dhe e lexon neser!” po xha Nazmiu ia kthente:
“Ç`vlere ka kur humbet nje dite!”. Ai gëzonte shume kur e gjente gazetën perpara portes së shtëpisë që Zotia ia dërgonte me ndonje nga gjitonët e lagjes.
Ashtu ne verë ashtu dhe ne dimër, pa u ndarë nga porta e librarisë, gati çdo ditë e më shumë të dielave kur flitej per lajme te rendesishme.
Dhe kur doli ne pension nuk hoqi dorë nga gazetat, me mire te humbiste radhen tek peshku dhe mishi se sa atë per blerjen e gazetës dhe, kur nuk ndihej mire me shendet, o dërgonte njeri ne librarine e Zotes ose i fliste gjitonit sa ti hidhte nje sy gazetës po nuk e leshonte deri në vijën e fundit.
Ne rastin qe gazeta vonohej, merzitej sa nuk e zinte gjumi e te nesermen, pa gdhire mire, pyste ne gjitoni në kishte ndonje gje te re, sa te vinte tjetra.
Moshat e treta po dhe të tjerë, në lagje sidomos, sa mësuan për dobësinë e xha Nazmiut për gazetat (do thënë se lexonte shumë edhe libra) kur e shikonin tek dera e librarisë në kërcë të dimrit, dhe e ngacmonin:
“Xha Nazmi, i bëre lëkët gazeta. Hidh dhe ndonjë gotë që të ngrohesh!”.