in

Shoferi Veteran Qazim Tuqi nga Lagjja e Teqesë që Kujtohet nga Shoferët e Parë të Qytetit të Gjirokastrës!

Zanatin e shoferit e nisi me një makinë italiane Ventisei, me “turi të prerë” që ulërinte.

Kështu thonë, makinë private. Me të bëntë linjën e Janinës, transportonte mallrat e tregtarëve dhe, 3 deri 4 herë në vit, shkonte ne Jugosllavi ku merrte esenca per punishtet e pijeve.

Punen e niste pa gdhirë. Në timon mbahej i sigurtë me një kafe në mëngjes ndërsa pas udhetimeve të gjata tek Avdul Hoxha dhe Cile Muka darkonte me Ando Kabilin, Tasin Shametin, Naso Bedjavanë, Arshi Erindin, Enver Gjezon, Pëllumb Kamberin etj ne tavolinë të rezervuar.

Pas çlirimit punoi në parkun e autobusëve te Tiranës dhe ne Gjirokastër, shofer ne spitalin e qytetit, ndersa ne `53 i ofruan makinën frigorifer te mishit me 7 vende përpara, me timon sa një tepsi, makinë e madhe që vetëm Ai i doli për zot në rrugët e gjata dhe malore, plot kthesa, si ato të Salarisë.

 

 

Me të rrugëtonte me shume natën. Bagëtinë e therur në Konispol, zonë me mish e bulmet të lakmuar, e ngarkonte ne frigorifer dhe e çonte në Gjirokastër e Tiranë.

Në zanat dhe gjurmët e Qazos së parë ecën dhe nipi, Qazua i ri, i vjetër dhe ai në profesion që shërben në një nga institucionet e sherbimit shëndetësor në qytet, krenar per emrin dhe te kaluarën e gjyshit, nga shoferët më të përgatitur të brezit të parë të shoferëve gjirokastritë.

What do you think?

Written by admin

Historia e Aerodromit të Qytetit të Gjirokastrës!

Gatime, Lule dhe Pingpong në Shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër!