in

Marika Maliko, Kontabilistja që Punonte me “Dy Mendje” – E Rregullt me Shtetin dhe me Ata që Bënin Gabime “Padashje”!

Kontabilistja nga Gjirokastra Marika Maliko, sot 94 vjeçare, punonte me “dy mendje”, të ishte ne rregull me shtetin dhe të ndihmonte ata që bënin gabime “padashje”.

Ky opinon është dhe sot per Marika Malikon, shefen e finances që mbi 36 vjet mbajti kontabilitetin e disa ndermarrjeve te medha te qytetit te Gjirokastrës, shquar per profesionalizëm, perkushtim, korrektesi dhe mbështetje të ekonomistëve dhe kontabilistëve të rinj.

 

 

Shume prej tyre si Pano Muka, Ylli Shehu, Eduart Kallavaresi, Jorgji Godella, Diana Semi, Hëna Harxhi etj. që kane mbajtur kontabilitetin apo kane drejtuar ne ndermarrje dhe institucione te medha, dhe sot shprehen se kane mesuar shume nga profesionalizmi dhe meraku i saj për gjëndjen, kontrollin dhe forcimin ekonomiko-financiar të ndermarrjeve.

Marika ishte shume korrekte ne zabtimin e orarit dhe punonte nga ora 7 e mengjesit e në oran 7-të të darkës mblidhej ne shtepi. Pasurine që administronte si kontabiliste e kishte ne sy e ne maje te molgos dhe “shpirti” i anonte nga e mira.

Siç thonë, gje që nuk e shprehte, “punonte me dy mendje”, nje që të ishte ne rregull me shtetin dhe tjetren me punonjesit që gabonin pa dashje.

 

 

Mangazinieret e baxhoxhinjte e ndermarrjes ushqimore dhe sot nuk e heqin nga goja. Keta i mësonte që pasurine, vlerat materiale që kishin ne duar, t`i administronin me pergjegjësi e ndërgjegje.

Ulej dhe i mesonte që të mos krijonin mungesa, nuk “gezonte” e as merrte masa kur shfaqnin mangesi nga mosdija.

 

Marika Maliko mbaroi Gjimnazin “Asim Zeneli” dhe me pas Teknikumin Ekonomik ne Tirane; 1947 – 1961 punoi si ekonomiste ne Banken e Shtetit ne Gjirokastër, 1961 – 1973 Kryetare e Deges se Finances ne Ndermarjen Industriale te Qumeshtit dhe nga ky vit deri në 1983 Kryetare e Deges se Finances ne Ndermarjen Ushqimore nga ku doli dhe në pension.

Zoteronte dy gjuhe te huaja greqisht dhe italisht.

Marika jeton me familjen e vellait te saj Jorgo Maliko duke ju perkushtuar vajzave te tij në lagjen “Pazar i Vjetër”.

What do you think?

Written by admin

Pse Grate e Lunxhit kur Vinin në Pazar të Gjirokastrës Hiqnin Këpucët e Përditshme tek Ura e Lumit dhe Vishnin Lustrafina!

Mielli me cilësinë më të Ulët në Europë – Ja çfarë hamë çdo ditë!