in

Kujtesë/ Dasma e Parë në Hotel Turizëm të Gjirokastrës që u Komentua gjatë si Dasma e Doktorit, sot shumë i Famshëm!

Në 1964 ne sheshin e Çerçizit ne qytetin e Gjirokastres u perurua hotel Turizmi.

Disa vite me pas, u lejua dhe organizimi i dasmës së pare familjare, gje që nuk kish ndodhur me pare.

Kështu, siparin e dasmave, e hapi Dr.Adem Harxhi, ne ate kohe okulist i njohur dhe që tani merret me subjektin e edukates seksuale.

Dasma e Doktorit, keshtu u quajt atehere, me Lejlanë, nusen e bukur shkodrane, u komentua gjate dhe u shenua ngjarje per historine e qytetit. Dhe jo pa arsye.

Organizimi i ceremonisë për kohen tingelloi befasues se nuk ishte e lehte te merrej vendimi qe kuzhina, sallat e mjediset e akomodimit te perdoreshin per familjare, edhe pse te gatshem te paguanin.

Mbasditen e se dieles, pas zakonit, te ftuarit, familjaret, te afermit, miqte e shoket e doktorit, shumica mjeke te spitalit dhe jo vetem ata, po dhe banore te lagjeve, pa i lajmeruar kush, se lajmi u hap porte me porte, pritën nusen para shtëpise e pastaj shkuan në Turizëm me kenge e saze, me oriz e karamele.

Darka vazhdoi deri vone, u shtri edhe ne pisten e vallzimit ku kercehej edhe tango e vals.

Turizmi me sallat, me dritat, me muziken, me pisten e vallzimit, me gjithcka dukej si shtepia me e madhe e qytetit, qe s’kish pare feste me te bukur, si ajo qe hapi siparin e dasmave te tjera per familjet qytetare.

Dhe ndodhi qe te dielat e çdo vere qyteti te mbushej me gezimin dhe haren e tyre, pas heshtjes se gjate te disa viteve me pare…

Tani eshte dhe me bukur…

Jo vetem per nostalgjiket e dikurshem te turizmit, por per gjithe te tjeret, vendas e turiste te huaj, qe nga taraca shijojne bukurite e qytetit të gurtë!

What do you think?

Written by admin

“Nusja me Shifon të zi” në Muzeun Kombëtar – Sukses i Ilirian Llurit!

James Sinoimeri, 21 vjeçari me Origjinë nga Gjirokastra Nderohet me Çmim për Projektin e tij Kërkimor!