Shën Kozmai (1714-1779) gjate viteve 60-70 te shek.te 18 ngriti 200 shkolla fillore te uleta dhe 10 te larta në gjuhën greke në Shqipërinë e Jugut dhe në Greqinë e Veriut.
Si klerik ai gëzonte respekt nga popullsia kristiane dhe myslimane. Edhe Ali Pashe Tepelena e lejoi të predikonte ne pashallëkun e tij dhe te hapte shkolla e kisha.
Siç njihet, Shën Kozmai ishte dhe profet (parashikues) i fatit të njerëzve dhe ngjarjeve te medha.
Deri sot është përcjellë profecia e tij per Ali Pashë Tepelenën kur e thirri dhe i kërkoi të mësonte prej tij nëse do të shkonte ndonjeherë në Stamboll.
Pyetjes së Ali Pashës Shën Kozmai iu përgjegj:
“… se do të shkosh, por me mjekër të kuqe.”
Kjo profeci u kuptua kur pashai tepelenas u vra dhe koka e tij iu dërgu Sulltanit ne Stamboll.
Shën Kozmai u vra më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt Pashës ne fshatin Kolikondas (Berat).
Pas vdekjse së tij Ali Pashë Tepelena i ndërtoi pranë varrit një kishë madhështore.
Patriarkana Ekumenike e Stambollit më 20 prill 1961 Shën Kozmain e shpalli “Shenjtor i Ortodoksisë” dhe i dha titullin “Mësues i Madh”.