Themeluesi i Skautizmit në Gjirokastër më 1929 eshte Pashuk Huk Ndokilla nga Shkodra. Skautistët janë një lëvizje e te rinjve pa dallim ngjyre, seksi, kombesie e besimi, themeluar nga gjenerali britanik Robert Baden Powell.
Pashuku, shkodran, mesues i shkolles teknike pranë Liceut te qytetit, ngriti grupin e parë të gjurmuesve gjirokastritë dhe organizoi ekskursione në natyrë, në Malin e Gjerë, në Çajup dhe pika të tjera malore veçanerisht ne periudhën e dimrit.
Ai orkestroi dhe hymnin e shkolles, pasazhe te se ciles jane vargjet:
“Vraponi djelomca se fryni sirena,
N’shkollen teknike gjith’ shpresat i kena,
Atje asht foleja, asht djepi i rinisë,
Ku mesohet e rritet husdaja e Shqipërisë”.