Në Gjirokastër dhe krahinat rreth saj, karkanaqet përgatiten veçanërisht për festën e Pashkës, por edhe dite te zakonshme, se pëlqehen shumë nga fëmijët qe mund t’i shoqerojne edhe me qumesht.
Karkanaqet jane një recetë tradicionale gjirokastrite. Ajo eshte shume e vjetër dhe e ngjashme me ballokumet e Elbasanit por me një shije pak të ndryshme.
Karkanaqet janë përdorur gjithmonë si ëmbëlsira e të dielave në Gjirokastër ku fëmijët merrnin biskotat e shkrifëta nëpër duar dhe rendnin nëpër sokakët e gurtë duke luajtur.
Ju mund të shoqëroni kafen në mëngjes ose një gotë qumësht apo çaj në verandën e shtëpisë tuaj.
Ja Receta:
Në një enë hedhim dy kokrra vezë, hedhim dy gota sheqer, një gotë më vaj, gjysëm gotë më gjalpë të shkrirë.
Të gjitha bashkë i rrahim gati për 10 minuta dhe pastaj hedhim miellin pak e nga pak.
Në miellin e perzier dhe rrahur me përbërësit e tjere, hedhim nje pakete sheqer vanilje si dhe sodë buke nje luge te kafese dhe 250 gram kos.
Para perfundimit, në masën e përgatitur hedhim pak kripe, e përziejmë deri sa te arrihet një brumë më i butë nga i byrekut.
Masën e brumit e ndajmë në copa të vogla dhe u japim formen që dëshirojme. I vendosim në furrë te parangrohur për 15 minuta ne 180 grade.
Perberesit:
1 kg.miell,
2 kokrra vezë,
2 gota me sheqer,
gjalp i shkrirë,
vanilje dhe kripë.