Preferohet lepur i eger, të cilin e pastrojmë dhe e lëmë ne tenxhere me uje te rrjedhshem 5 deri 10 minuta derisa mishi te marre ngjyre te bardhe.
E presim ne racione dhe pasi e shpëlajmë persëri e vendosim per 2 deri 3 ore ne frigorifer duke e sperkatur me uthull, vaj ulliri, dhe dy tre gjethe dafine.
Pas marinimit copat i skuqim ne tigan me vaj ulliri sa te marrin kore te kuqe.
Kaurdisim ne yndyren e mbetur nga skuqja e mishit qepujkat e qeruara, shtojme thelpinj hudhre pa hequr cipën e brendeshme.
Kaurdisim karrota te prera ne forme kubike, shtojme kripe, piper te zi, gjethe dafine, spec te kuq, karafil, vere, pak miell, pak salce dhe i trazojme.
Kur salca te marre vale i hidhet lepurit përsiper.
Preferohet Tave e Thellë dhe vendoset ne furre e mbuluar hermetikisht me leter Alumin.
Sherbehet i nxehte me limon…
Norma per 1 racion.
Mish lepuri 100 gr,
qepujka 200 gr,
vaj 15 gr,
miell 3 gr,
salce 8 gr,
uthull 10 gr ose vere,
kripe 3 gr,
piper i zi 1/10 ta ,
spec i kuq 1 gr,
karafil 1 gr.