in ,

Receta e Famshme – “Muzikë nëpër botë” e Kuzhinier Gigos në pikën Turistike “Gryka e Këlcyrës”!

Dje ishte Dita Ndërkombëtare e Abstenimit nga Mishi, Dita për t`i thënë mishit larg, në një mënyre për të pranuar teori e praktika te vegjetarianëve.

 

Nga postimi i Prof. Kosta Makariadhit, m`u kujtua një histori me Gigon, nga kuzhinieret e miqtë e mi te kohes së shkuar që, pas kaq vitesh, nuk ia kujtoj dot mbiemrin.

 

 

Në vitet e largëta 81-90 Gigua ka shërbyer kuzhinier edhe në pikën turistike “Gryka e Këlcyrës” e frekuentuar dhe sot, si atëherë për bukuritë, ushqimet dhe gatimet cilësore.

 

Si kuzhinier i parë, Gigua shtronte aty dreka e darka kolektive e zyrtare, vlerësohej se kombinonte traditen e gatimit përmetar me atë të vendeve te tjera të botës po sigurisht sipas menyres dhe shijes se tij.

 

 

Do thënë dhe kjo:

Për mungesë të ushqimeve, sidomos te produkteve te mishit, ’vuante’ se nuk i kënaqte dot të gjithë.

 

Tek ‘Gryka e Këlcyrës’ për kafe e dreka uleshin dhe udhëheqës e nëpunës te lartë. Me njerin, Gigos i ndodhi kjo ngjarje:

 

 

– Mish të pjekur, sallatë dhe supë!- i tha nëpunësi i lartë kamarierit, i cili pa hapur mire fletet e bllokut u përballë me Gigon që me fjalët në grykë, si i zënë në faj, i tha nëpunësit:

 

– Për fat të keq, sot që erdhët ju, nuk kemi mish, por nëse dëshironi mund t`ju bëj një antipastë shumë të mirë!

– Si more, dhe nje here që erdha une dhe nuk keni mish ?! – i tha nëpunësi i lartë gati të linte tavolinën.

– Ju siguroj se antipasta do t`iu pelqejë! – Nguli këmbë Gigua.

– Mirë, mirë po ç`ka brenda? – e pyëti nëpunësi i lartë!

– Muzikë nëpër botë!- i tha Gigua dhe nxitoi t`i përgatiste antipastën.

 

Si çdo ndodhi në qytetet e vogla, edhe kjo u mesua dhe u percoll për t`u kujtuar edhe sot.

“Një antipastë me muzikë nëpër botë” – ishte porosia e klientëve që, kur uleshin per të pirë, kujtonin autorin e saj por dhe programin e përjavshem të atyre viteve te Radio – Tiranës.

 

Ja dhe receta e famshme “Me muzikë nëpër botë” e kuzhinier Gigos:

 

 

Sallam i prere ne copa i skuqur ne vaj që vendoset ne mes te pjatës.

2 speca te kuq pa farat dhe pjesën e bishtit dhe cipën të prera në shirita të skuqura në vaj me hudhër të shtypur mbi to.

2 vezë fshati të ziera të prera në mes, mbi to me vaj ulliri dhe pak kripë e piper.

2 patate të ziera me pak uthull molle mbi to.

Përbërës të tjerë:
Domate e sallator të prerë ne feta që, së bashku me disa kokrra ullinj vendosen anëve të pjatës

 

What do you think?

Written by admin

IBM prezanton Kompjuterin më të Vogël në Botë – Më pak se një Kokër Kripë!!!

Mane Xhaxhiu – Mjeshtëri Duarartë i Përpunimit të Drurit dhe Zhvillimin e Artizanatit në Gjirokastër!