Agojatë quheshin njerëzit që me një ose disa kuaj merreshin me transportin e postes, njerezve dhe mallrave.
Me to, si mjeti i vetem i levizjes, lajmetaret dhe agojatet kane percjelle njoftimet dhe realizuar transportin e mallrave edhe ne rrjetin rrugor te lashtësise Ilire i cili me pak ndryshime ruan dhe sot ne Shqiperi trajtat e vjetra automobilistike.
Stacionet e nderrimit te kuajve dhe hanet ishin vendet, pikat e rendesishme te komunikimit, shkembimit te informacioneve dhe mallrave. Keto ishin te domosdoshme edhe per tregtaret, per mbeshtetjen dhe sherbimin qe gjenin per pushim, ushqim e fjetje.
Nderkohe tregetaret gjirokastrite per levizjen e mallrave qe sillnin nga Italia, Egjipti, Turqia dhe Greqia shfrytezonin rruget detare dhe tokesore. Portet e Vlores, Sarandes, Korfuzit dhe qendrat tregtare, Igumenice e Janine, ishin kryesoret nga te cilat merrnin dhe eksportonin mallrat, sillnin manifakture, hekur, ushqime, oriz, kafe e sheqer, nderkohe qe eksportonin lesh, lekure, prodhime bulmeti, artizanati etj.
Lehtësues dhe mbështetës ne aktivitetin e tyre ishin agojatet, profesioniste ne trajtimin e mbareshtimin e kuajve, shumica nga lagjet Manalat e Dunavat.
Historikisht, per kushtet e natyres dhe zones ku banonin, ne lagje malore, ngritur shtepite ne lartesi perfund Malit te Gjere, kete pune e kryenin per motive ekonomike. Nuk ishin te zote vetem ne shfrytezimin e shperndarjen e qerestes e druve te zjarrit por dhe nxjerrjen e gureve e derrases se çative.
Po perse njerezit dhe veçanerisht tregtaret e zonave te thella malore ua kishin besuar agojateve dunavatas mallrat e tyre?
(fotot u mundësuan nga fansi i Gjirokastra Online – Pëllumb Makashi)
Kjo ka nje arsye te forte. Dunavatasit shquheshin e kishin bere emer, njiheshin e vleresoheshin burra me karakter, te ndershem e te forte fizikisht, te pa trembur nga veshtiresite e motit, nga te ftohtit e dimrit, por dhe sepse nuk u trembej syri dhe gishtin ne kembezen e pushkes nuk e kursenin kur perballeshin me çetat e hajduteve qe leviznin fshehtasi.
Keta, sa perballeshin dhe mesonin se karvanet me kuaj ishin te agojateve dunavatas, nuk guxonin te sulmonin. Kishin provuar me pare dhe e kishin pesuar. E dinin mire se kundershtaret e tyre linin dhe koken per mbrojtjen e mallit qe kishin ne ngarkim.