Gjuetinë e peshkut gjirokastritet e kane ushtruar per gjate Luginës së Drinos. Kanë gjuajtur dhe gjuajnë me grep e me rrjeta.
Në kohën e Zogut disa kishin edhe parcela ujore ku peshku rritej artificialisht, ndërsa në vende të tjera ne Buduk, tek Ura e Vjetër, Plazhi i sovjetikëve, poshtë rrjedhjes se Viroit, në Subash etj, shfrytëzohej ne rrjedhje te lire dhe siperfqe të mbledhura.
Me peshkim disa familje mbanin shtepinë, si Cile Bakalli që peshkun e shiste te freskët në tregun e qytetit.
Lumi Drino por dhe lumenje më të vegjël që bashkoheshin me të, kishin disa lloje dhe në sasi të bollshme, si pestrovë, gërlan, vavë, millona, cime etj. Gjuetia më e preferuar, e pëlqyer ishte me grep, ndërsa peshkatarët më me përvoje peshkonin me rrjeta, disa dhe me duar.
Me duar dhe sot dallohet peshkatari me përvojë Niko Koçollari.
“Jam rritur bashke me lumin, thote Nikua – nga mosha 15 vjec nuk i jam ndarë. Kam kapur gjithmonë peshk me duar, pestrovë, gërlan, millona dhe vavë. Lumi Drino më parë ka patur më shumë peshq dhe në llojshmëri po sa vjen e ‘firaset’. Nuk e ka të keqen se gjuhet, por se me shume ndotet ndaj dhe duhet të mos hidhen mbeturina, të mbahet i pastër” -thotë ai.
Gjirokastritët dhe banorët e fshatrave pranë me rrjedhjen dhe shtrirjen e lumit Drino po dhe lumenjtë e tjerë, peshkimin e përdorin më shumë për sport dhe jo për të siguruar jetesën.
Sipas tyre, peshkimin e kanë pasion, “mikrob”, dhe dalin për të peshkuar që herët në mëngjes dhe në pasdite vonë, vaçanerisht në muajt e pranveres, verës dhe vjeshtes e më pak në dimër, për të siguruar dhe një drekë ose darkë të shijshme.