in

Kostumi i Rallë i Krahinës së Lunxhërisë që ka Shëtitur Botën, Qëndisur me fije Argjëndi, Pulla e Sumbulla!

Ja vajzat dhe nuset lunxhote të veshura me kostumin e krahinës, foto që e ka ruajtur dhe dëshironte ta ndante me ju për ta shijuar miku i faqes tonë Pëllumb Makashi.

 

Vajzat e nuset e bukura të Lunxhit të veshura më këtë kostum përfaqësues me emër në gjithe Shqipërinë, mburrje dhe krenari e veshjeve të mbrekullueshme tradicionale shqiptare edhe ne bote, shfaqin bukurite e natyres e stolite e shpirtit lunxhot qëndisur me fije argjëndi, pulla e sumbulla.

 

 

Kostumi lunxhot, kryeveshja lunxhe, i përdorur që në kohët antike, është i pakrahasuar në moshë dhe dallohet për origjinalitet dhe freski, kompleks në tiparet e tij të përgjithshme e pjesët përbërëse.

 

 

Veshja lunxhote është nga vlerat më të rralla të etnografisë shqiptare, unike, e larmishme, tërheqëse e befasuese që në vështrimin e parë, e vlerësuar nga udhëtarë e studiues të botës që kanë vizituar Lunxhërinë.

 

 

Jo vetëm lunxhotët, por të gjithë shqiptarët janë krenarë për kostumin lunxhotë që ka shëtitur botën.

 

 

What do you think?

Written by admin

Evrikli Naçi – Përgjegjësja e Repartit të Parë të Trikotazhit në Gjirokastër! Si Realizohej Norma me Cilësi e pa asnjë Skarco!

Nisin Aksionet për Mbjelljen e Pemëve pranë Kalasë në Gjirokastër! Matura ’95 e Gjimnazit “Asim Zeneli” Iniciatore me Ndihmën e Bashkisë!