in

DIASPORË – Si Ndihmuan Gjirokastritët e Amerikës për Ngritjen e Monumentit të Çerçiz Topullit!

Kemi shkruar dhe më parë për kontributin e gjirokastritëve për ngritjen e monumentit të Çerçiz Topullit, nismë e gjirokastritëve të Amerikës.

 

Në shkrimin e mëparshëm, ju njohëm me « kontribuesit e mëdhenjë » ata që dhanë nga 200 deri 50 franga ari, ndersa me poshte do tu njohim edhe me emra te tjerë që edhe pse jo mire ekonomikisht, nuk e kursyen lekun per ngritjen e monumentit.

 

 

Për kete shkruan gazeta Demokratia e 21 korrikut 1928 ne te cilen vec te tjerave shkruhet:

“Vëllezërit tonë gjirokastritë që banojnë ne Sh.B.A me të mërrë vesh nisiativën që u muar për ngritjen e statujes së Çerçiz Topullit, vrapuan të shoqerohen me këtë inisiativë me ndihmat e tyre. Këtë javë muarrëm nga zoti Neim Shapllo 93 dollarë bashkë me listën që përmban emrat e tyre. Priten te tjera ndihma që do të dërgohen nga gjirokastritët që banojnë në vise të ndryshme të Amerikës.”

 

Vazhdon më poshtë lista më emrat e gjithësecilit.
Remzi Kore 3 dollarë ;
Haki Kamberi 1 dollarë
Qazim Gozhita 2 dollarë
Metat Muhameti 1 dollarë
Selfo Shehu 1 dollarë
Ruship Çelo 1 dollarë
Muhedin Çoçoli 1 dollarë
Metat Çene dollarë
Musto Muimani 1 dollarë
Nafiz Galanxhi 1 dollarë
Hamdi Çipi 0,5 dollarë
Surja Kokona 1 dollarë,
Malo Galanxhi 1 dollarë
Servet Selfo 1 dollarë
Islam Çami 5 dollarë
Nazim Spahi 1 dollarë,
Veli Lulo 3 dollarë
Shefqet Galanxhi 1 dollarë,
Kadri Mosho, 1 dollare
Nafiz Alizoti 2 dollarë
Halit Babameto 1 dollarë
Neim Shapllo 5 dollare,
Bilal Roqi 3 dollare,
Bejtash Kaso 3 dollarë,
Vëll.Guri 3 dollarë
Hasaf Dalipi 2 dollarë,
Zylfo Omari 2 dollarë
Braho Lelo 3 dollarë,
Zija Mezini 3 dollare
Dule Hashorva 1 dollarë
Lezo Dudushi 1 dollare
Hasan Tore 3 dollarë
Hasan Hajro 2 dollarë
Adil Karagjozi 1 dollare
Faik Topulli 5 dollarë
Bahri Topore 1 dollare
Bedri Rahmani 1 dollarë
Ramiz Dabulla 1 dollarë
Musa Aliko 2 dollarë
Avni Grapshi 1 dollarë
Dega e shoqërisë « Drita » 20 dollarë

Gjithsej 93 dollarë.

 

Mbledhja e ndihmave, sigurisht ecte ne rrjedhen e vetë por komisioni, që të bënte porosinë, i ftonte qytetarët gjirokastritë, brenda dhe jashtë atdheut, që të shpejtonin kontributin e tyre per ndertimin e monumentit.

 

 

“S’kemi aspak dyshim se të gjithë të ndercmit bashkëqytetarë, të cilët i çmojnë lartësisht apostullët dhe dëshmorët e kombit, do t`u përgjigjen me gëzim kesaj nisiative të ndritur”, shkruante përmes « Demokratia » Kryetari i Komisionit, Beso Gega.

 

 

What do you think?

Written by admin

Promovimi, profesori i njohur i së Drejtës Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi boton dy libra të rinj për Kosovën

Dasëm Madhështore në Libohovë, Zbrazen Shtatë Voza me Raki dhe Dy Mijë bera të Pjekur në Hell!