Ekipi i Luftëtarit e ka fituar takimin e vlefshëm për javën e 19 të Kategorisë Superiore, përballë Teutës. Rezultati final 2 me 3 per Luftetarin!
Pjesa e parë mund të konsiderohet e çmendur në këtë takim, pasi vetëm në 45 minutat e para janë shënuar 4 gola. Shkurtaj ka shënuar një dopietë, duke e kaluar dy herë në avantazh skuadrën e Teutës. Në fillim Hila nga pika e bardhë dhe më pas Lajthia, kanë barazuar rezultatin e takimit ndaj Luftëtarit.
Historia e pjesës së dytë ka nisur dhe përfunduar me autogolin e vitit nga ana e Teutës./vipsport