in

Perlat Dhrami – Qytetar Shembullor dhe Intelektual me Kontribute në Fushën e Elektronikës në Gjirokastër e më Gjerë!

Në vitin 1970 në Radio Gjirokastra filloi punë si inxhinier Perlat Dhrami me studime të larta të kryera në Pragë-Çekosllovaki. Me ardhjen e tij, teknikët Jorgo Suxho dhe Ali Shehu, u lehtësuan nga mirembajtja e aparaturave te regjistrimit, te amortizuara, instaluar në vitin 1955.

 

Që në fillimet e punës, modifikimet e kryera nga inxhinier Perlati përmiresuan cilesinë e regjistrimit dhe trasmetimin e emisioneve. Ai nuk i ndahej punes me ngarkese dhe pergjegjesi dhe në ditë festash, edhe pas oreve te trasmetimit. Përgatiste aparaturat për ditën e nesërme, që të mos ndodhte asnjë defekt. Me pune krijuese rriti mbulimin e valeve te radios ne hapesira ku me pare nuk degjohej ashtu dhe me vale televizive Gjirokastrën dhe fshatrat e Jugut.

 

Inxhinier Perlati nuk ishte i lidhur vetëm me punën por dhe me jeten e kolektivit të radios. Se bashku me Ninën, bashkëshorten, merrte pjese ne çdo aktivitet me karakter argetues dhe shoqeror. Nina, shoqe dhe mike, gezonte respektin e grave te radios, nepunese ne redaksi apo sektorin e teknikes. Ato, sa e shikonin në rrugën e Varoshit, i flisnin nga dritarja e madhe e radios, e ftonin per kafe, e respektonin edhe si “gruaja e inxhinierit”.

 

 

Me organizimet e reja te sektorit te teknikes ne radio, ai u be kryeinxhinier e me pas me kete detyre ne poste telefonin e qytetit, po kurre nuk u nda edhe nga kolektivi i radios. Ftohej se bashku me Ninen, paguante gjithmone per çdo ditelindje, fejese apo raste te tjera, edhe në ato rastë kur nuk kishte mundësi të vinte.

 

“Mos me hiqni emrin nga lista”, thoshte, listë që e mbante me shume korrektesi Eleni Kavo që pas `90 shkoi me familje ne Amerikë.

 

Inxhinier Perlati u nda shpejt nga jeta. Ai kujtohet si qytetar shembullor dhe intelektual me kontribute te vleresuara ne fushen e elektronikes dhe telefonise në Gjirokastër e më gjerë.

 

 

What do you think?

Written by admin

Luftëtari Fiton 3 me 2 ndaj Teutës me një Rritëm të “Çmendur” Golash që në Pjesën e Parë!

E Pabesueshme – Ermal Meta Fiton “Sanremo 2018”, Pas Rrezikut të Përjashtimit vjen Triumfi!