A duhet përdorur “Bitcoin”, ose siç ne e njohim monedha dixhitale? Çfarë vlere dhe efektesh ka paraja e kriptografuar në ekonominë reale? A është me e lehtë për t’u përdorur për transaksione të ndryshme?
Këto pyetje dhe shumë të tjera në lidhje me Bitcoin, u debatuan në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në një panel ekspertësh dhe pedagogësh të ekonomisë dhe informatikës. Gjatë këtij shkëmbimi të informacionit shkencor u bënë disa prezantime, duke nisur nga vështrimi historik i Bitcoin dhe efekteve të tij, por edhe rastet e spekullimeve në lidhje me këtë monedhe.
Po cfarë është Bitcoin për të gjithë ata që nuk e njohin? Bitcoin është një formë e monedhës dixhitale ose cryptocurrency (valutë e kriptografuar me elemente sigurie).
Hartuesi i protokollit origjinal të Bitcoin në 2008 është supozuar të jetë Satoshi Nakamoto, duke e filluar rrjetin në vitin 2009. Nakamoto ishte përgjegjës për krijimin e bazës softuerike zyrtare te Bitcoin, duke qenë aktiv në bërjen e modifikimeve dhe dërgimit te teknikët e tjere, informacione ne forumin e Bitcoin.
Kjo Monedhë digjitale ofron mjete alternative të pagesës për transaksione të ndryshme tregtare dhe personale. Bitcoin është gjithashtu më e lirë për t’u përdorur për transaksione të ndryshme biznesi. Përdoruesit mund të anashkalojnë shpenzimet e pagueshme për ndërmjetësit në sistemin financiar siç janë bankat dhe kompanitë e kartës së kreditit, sepse Bitcoini nuk përfshin pagesën e tarifave. Gjithashtu mund të përdorin Bitcoin për të fshehur fitimet e tyre nga qeveritë, duke shmangur pagesën e taksave. Ata mbrojnë përdoruesit nga çështje të tilla: si manipulimi i monedhës dhe paqartësia në marrëdhëniet e monedhës brenda qeverive. /umsh.edu.al