in

Naso Bedjavai, Shoferi me Autobusin e Madh me Timon sa nje Tepsi që Udhëtarët i Qeraste me Llokume!

Naso Bedjavai, shofer veteran i transportit gjirokastrit, rrojti në Pazar të Vjetër, bashkë me motrën, Eftalinë, nga gratë më të bukura të qytetit ne vitet 40 e lartë.

Ai nuk arriti të punonte me talikat, karrocat e terhequra me kuaj, siç kishte punuar me to babai i tij, se pas 1921 në Gjirokastër erdhi makina e parë e pas saj dhe të tjera, numri i të cilave u rrit nga njeri në tjetrin vit.

Kështu nga viti 1923 deri në 44-ën punoi shofer privat. Para nisjes, udhëtarët i qeraste me llokume që udhëtimi të shkonte mbarë dhe ata të mbeteshin të kënaqur, zakon i mbetur nga babai i tij, Vasua, kur përdorte Talikën. Këtë shërbim nuk e vazhdoi më me shoqërizimin e mjeteve.

Të vjetërit e dinë dhe e kujtojnë. Filloi punë me një autobus te madh me shumë vende, me timon sa një tepsi, me të cilin bënte rrugët e rajonit, Tepelenë, Përmet e Sarandë. Shofer Nasua ecte shumë ngadalë aq sa udhetimi me të ishte i mërzitshëm.

Kështu i ka mbetur nami.

“Më mirë me këmbë, se sa me satë”, thoshnin të rinjtë për Nason, ndërsa familjarët dhe të moshuarit.

Ata që i zinte makina, ishin të kënaqur me « stilin » e shoferit të stigmatizuar me epitetin « i avashëm ». Kjo nuk i prishte punë dhe as e mërziste.

“Me jetë e shëndet në shtëpi se sa në Vasilikua”, thoshte.


What do you think?

Written by admin

Neptun Bimi – Berberi i Kërkuar edhe në Tiranë, Mik me Sefedin Brahon e Dhori Kallucin!

Arjan Xhumba, Ish Futbollisti i Kombëtares dhe Luftëtarit Habitet me Pjesëmarrjen në Stadiume, dhe ka këtë Opinion për Dukën!