Edhe pse jemi mësuar t’i porosisim picat në shtëpi kësaj here vendosëm t’i shijojmë sa më të freskëta, në çast, te miku i faqes tonë Danjeli nga Gjirokastra.
Ai ofron një picë me zemër për ta kënaqur klientin, me merak dhe pa u kursyer në asortimente. Madje kësaj radhe Danjeli na befason me një picë të vërtetë në formë zemre.
Jemi të sigurt që të gjithë në Tiranë por sidomos fatlumët e bllokut, dy hapa larg Izzy Living apo shkollës 11 janari, tashmë i kanë provuar picat me çmimet tejet konkuruese në një zonë kaq të frekuentuar.
Ata me siguri do kenë vënë re cilësinë e gatimit. Ajo që e dallon Danjelin është se mundohet të bëjë më të mirën.
Ja dhe pica e preferuar e Gjirokastra Online! Danjeli na e paska mbushur me kërpudha 🙂
Pizza Danny me fluksin e madh të kërkesave kërkon edhe një motorrist për këdo që është i interesuar të punojë në një aktivitet që po zgjeron dita ditës hartën e saj shtëpi më shtëpi brenda qendrës së Tiranës.
Ju ftojmë ta vizitoni dhe mos harroni të na dergoni edhe ndonjë selfie të dashur miq! 🙂