in

Çertifikate Mirënjohjeje per Maksim Çanin

Ne ambientet e repartit te sherbimit zjarrfikes te qytetit te Gjirokastres qe drejtohet nga Pellumb Shalari eshte organizuar nje ceremoni per vleresimin e punes dhe ne menyre te vecante nderimin e punonjesit Maksim Çani .

Me kete rast Kryetari i Bashkise Flamur Golemi duke dorezuar certifikaten e Mirenjohjes eshte shprehur:

“Një jetë në shërbim të qytetit, në shërbim të njerëzve. Maksim Çanin e njohin të gjithë dhe vlerësojnë për punën e tij plot përkushtim e sakrifica të jashtëzakonshme në Shërbimin Zjarrfikës. Certifikata e Mirënjohjes që i dorëzova është veçse një akt modest, por plotësisht i merituar për kaq shumë sa ka dhënë e ka bërë për vite me radhë në çdo situatë emergjente që krijohej. I dëshiroj pension të gëzuar, shëndet të plotë e jetë të gjatë. Urime dhe falenderime pafund!”

What do you think?

Written by admin

Tek Rudina/ Mesoni se cfare gatoi sot mjeshtrja e kuzhines gjirokastrite Marieta Karagjozi

Kujtim i bukur me mesuesen e fillores