in

Ditelindja e Artistit te Popullit Luftar Paja ne urimin e perzemert te Aleksander Çipes

Kafja është e rastësishme, por urimi sot është i përzemërt për Artistin e Popullit Luftar Paja. Nuk ka aspak rëndësi aritmetika e moshës për të, puna dhe vepra e tij janë pjesë e rëndësishme dhe kontribut dallues në teatrin dhe filmin shqiptar. Ka mbi 36 role në kinematografi. Është protagonist në 12 komedi, në 7 drama nga më të njohurat dhe më përfaqësueset në dramaturgjinë shqiptare. Përfaqëson një galeri nga më spikatëset në varietenë shqiptare prej 63 vitesh.
Mund të jetë një imazh i 3 persona, mobilie dhe ambiente të brendshme
Një aktor që i ka mishëruar si Luftar, karakteret shqiptare të labit, myzeqarit, minoritarin grek, dibranin, korçarin, etj., etj.
Sot kur e shënon edhe një vit shtesë në jetën e vet është i zënë, natyrisht në energjinë e tij të pashtershme, me xhirimet e filmit më të ri “Vdekja le të presë” me regjisor Edi Topin. Luan në këtë film së bashku me kastën e famshme, të cilët tashmë njihen si korife të kinematografisë sonë si: Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa…., etj., etj. Natyrisht, bashkë edhe me të birin, të talentuarin Gaz Paja.
Por artisti Luftar është në orën e bukur të shpirtit dhe artit shtues të vetvetes.
Kështu ndodh me artistët e lindur ose me talentet që e kanë këtë aftësi natyrale. E mbart dhe e shton talentin e vet, si element të vyer të mishëruar me njerëzinë vetiake si mirësi dhe qeshje.
Na ka dhënë qeshje si askush dhe sa askush nëpër netët e Vitit të Ri edhe kur ftohtësia në shpirt ishte bërë çimento.
Jetofsh duke udhëtuar ende artistikisht Çobo Rapushi ynë!
Gëzuar artisti Paja!!!!

What do you think?

Written by admin

Sot urojme te gjithe qe mbajne Emrin Andrea

Lajm i mire per Gjirokastren