Nga viti 1900 burrat dhe të rinjte e Gjirokastres nuk ishin mësuar të kalonin kohen ne rosticerite dhe kafenete, i preferonin, po me raste, ca me shume që, ne pergjithesi, ata nuk shkonin per te ngrene dreke apo darke, mengjes edhe po, nje pace apo pilaf. Kohen me te madhe e kalonin me pune e me pak ne to.
Kjo situate ka qënë edhe tek ‘Kurveleshi’ nga gjelltoret dhe kafenete e para që ka funksionuar në Qafë të Pazarit. Burrat qe shpenzonin në Pazar ishin te paktë, nje pjese, te kamurit, mblidheshin, po “menjane” per te mos rene ne sy. Pra të qëndruarit me ore te tera ne tavolne me pije e meze perpara, ishte sjellje e pakices, jo shumices, e pandarë kjo nga zakoni i marrjes se “bukës me vete”, dhe në zyra, dyqane e punishte artizanale ne Pazar, praktike me nje zgjatje ne kohe, gati 100 vjecare, dukuri dhe ne vitet e sitemit te kaluar.
Shembullin e parë të frekuentimit ne Pazar te rosticerive e kafeneve e kane dhënë mergimtaret. Ata, të mësuar me jeten jashte vendit, ku “hapen syte”, për tu larguar dhe disa ore nga jeta monotone në shtëpitë e “fjetura”, tek “Kurveleshi’ e gjetke, mes mezeve, rakise dhe kengeve, trazonin ngjarjet e historite; ndonjeri, qe nuk i kthehej mërgimit, paratë i derdhte ne kulinari, blente ose merrte dyqane me qera, kombinonte pervojen tradicionale me atë të vendeve ku kish shërbyer, duke i bere edhe me te pasura trapezet ne Pazar, festat shtepiake dhe sherbimet ne Hoteleri e Restorante që u ngriten nga viti 1900 e larte.
Nje kategori e kishin bërë rregull, mblidheshin te shtunave apo te dielave, burra të vjetër, po shumica të rinjë nga Cfaka më shumë po dhe Manalati, Dunavati, Pllaka dhe Palortoja. Ishin dhe grup popullor që fillimisht perfaqesonin veten e me pas, kur “iu doli nami” edhe qytetin. Po në skene te hapur, ne publik, dolën pas vitit 30 te shek. te kaluar. Përpara ketij viti “koncertet” i jepnin brenda restoranteve, sidomos tek Kurveleshi.
Me kenget e tyre popullore “ne sy te botës” dolën dhe me pas, po me shume pas viteve `50-te,60-të e pas 70-të, kënduan edhe ne Festivale Kombetare, si ato ne kala te Qytetit ashtu dhe ne skena te Tiranes e gjetke. Ne tradite, ne pije e ne kenge ecen dhe femije e nipa te tyre dhe ata të shquar e te paarritshem në kënget polifonike te qytetit.
Rosticeri “Kurveleshi”, nga vitet `20 te e lartë preferohej edhe nga fshatare që në qytet shfaqeshin shites dhe bleres dhe nje apo dy ore këtu shijonin nje mëngjes apo dreke te shijshme. Lunxhotë e labovitë shkonin më shume. Viziten e pare e bënin në Furrën e Premtos ku mësonin dhe ndonje ngjarje qytetit, nga bashkefshatari i tyre Premto Xhori, furrëtar i parë, mjeshtër në pjekjen e bukes, mishit apo birjaneve.
Në Pazar e njekohesisht tek Kurveleshi, atmosfera ndryshoi deri diku dukshem pas viteve 60 me zgjerimin e sherbimeve te tregiste dhe ushqimit social, zyrave te administratës, komunales, arsimit , kultures etj.
Administrata me kohe ndryshoi edhe stilin e jetes e te punes, kohen dhe vendin e ushqimit, mengjesin dhe “dreken”, e megjithatë, mendimi se “po filani ska shtepia që ha buke ne Pazar” mbeti e nga disa me raste thuhet edhe sot.
Darka tek “Kurveleshi” në këto vite ka patur tjeter atmosfere, teper e gjalle, e gezueshme.
Burra e djemuri nuk i janë ndarë, deri ne oret e vona, aq sa nje kohe, u vendos edhe orar, mbyllej afer ores 11-te e me e shumta deri ne oren 12-te. Ndersa diten rosticeria mbulohej më shume nga administrata dhe te ardhurit që kthenin dhe ndonje gote, hanin pace koke, kembe apo plënci, hordhi, koke te pjekura qengji, shishqebap, melci te skuqura, sallaturina etj, darkave kthehej në vend tipik autokton, ku gjirokastritet nuk mblidheshin vetem per nje gote por dhe per t`ia marre kenges. Kur kenga u shkonte mire, bashkonin tavolinat dhe ne raste te tilla pihej e kendohej, “festohej” deri në të gdhirë.
Por kjo ndodhte rallë, se në Pazar qarkullonte polici i sherbimit. Nuk ishte e lehte t`i mbushje mendjen per te pire dhe ai nje gote , t`i bashkohej tavolines. Ne “ festa” të tilla, secili e te gjithe ne qejf ,benin pershtypje, tek të huajt, se vendasit i njihnin dhe ua dinin “hallin”, gjoja ishin mbledhur për ndonje ditëlindje apo ngjarje te pritshme. Kur nga rosticeria dilnin te “ rregulluar”, u merreshin kembet, mbanin njeri tjetrin, po kur afronin ne lagje, hiqeshin te pa pire, si te mos kishin gje. Flisnin me ze te larte e, sa benin dhjete a me shume hapa , koke me koke, ia merrnin perseri kenges.
Ata qe nuk flinin me pulat, si thuhej, sa i degjonin, thoshnin:”Erdhen Ata…!”.
Deri vone, ashtu dhe sot, rosticeri “Kurveleshi” me emër , gatime e histori te vjeter sic treguam, te privilegjuar jane burrat e te rinjte e Pazarit te Vjeter, Pllakes, Mecites dhe Palortos që e kane si ne dere te shtepise, një hap, po dhe vizitoret. E preferuar eshte ajo edhe nga turistet vendas e te huaj që vizitojne Gjirokastrën.